• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INDEKSI GLOBAL për 167 shtete/ 20 mijë shqiptarë në “skllavëri moderne”, nga trafikimi i njerëzve tek puna e detyruar…
Home
Sociale

INDEKSI GLOBAL për 167 shtete/ 20 mijë shqiptarë në “skllavëri moderne”, nga trafikimi i njerëzve tek puna e detyruar…

26 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sipas indeksit të Skllavërisë Moderne 2018, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara, për prevalencën e skllavërisë, që përfshin trafikimin e njerëzve, punën e detyrueshme, martesën e detyruar, apo shitjen dhe shfrytëzimin e fëmijëve. Shqipëria ka një vulnerabilitet ndaj skllavërisë moderne 45.2 nga 100 për të qenë pjesë e një skllavërie të tillë, ndërsa të dhënat e tjera sugjerojnë se 20 mijë njerëz përllogariten që të vuajnë një formë skllavërie moderne në vendin tonë. Në raport me numrin e popullsisë, mendohet se është 6.87 njerëz nga 1000 banorë.

Skllavëria moderne është një krim i ndërlikuar dhe shpesh i fshehur, që kalon kufijtë, sektorët dhe juridiksionet. Fondacioni Walk Free, përpiluesi i raportit me Gallup, beson se është e nevojshme një qasje e fortë dhe e shumanshme për t’i dhënë fund skllavërisë moderne. Kjo përfshin ndërtimin e një baze të fuqishme të njohurive, për të informuar, duke nxitur ndryshimet legjislative në vendet kyçe dhe duke shfrytëzuar fuqinë e bizneseve. Përmes një kombinimi të zbatimit të drejtpërdrejtë, angazhimit të komunitetit në bazë, dhe duke punuar në partneritet me bizneset, akademikët, OJQ-të dhe qeveritë në mbarë botën; Fondacioni Walk Free beson se mund t’i jepet fund skllavërisë moderne.

Ndërsa ndaj problematikës së adresuar nga Fondacioni, qeveria shqiptare është përgjigjur:
– Mbikëqyrësit e formave të skllavërisë kanë identifikuar personat që janë pjesë të skemave të tilla dhe po vijojmë me mbështetjen për të bërë të mundur daljen nga kjo skemë
-Mekanizmat e drejtësisë kriminale funksionojnë në mënyrë efektive për të parandaluar skllavërinë moderne
– Koordinimi ndodh në nivel kombëtar dhe rajonal
– Faktorët e rrezikut, të tilla si qëndrimet, sistemet shoqërore dhe institucionet që mundësojnë skllavërinë moderne, janë adresuar
– Qeveria dhe biznesi kanë ndaluar furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga puna e detyruar

Fondacioni Walk Free po nxit të gjitha ekonomitë kryesore globale të nxjerrin ligje për të siguruar që të ndërmerren hapa proaktiv për heqjen e skllavërisë moderne nga zinxhirët e tyre të furnizimit. Indeksi Global i Skllavërisë i Fondacionit Walk Free ka zhvilluar hulumtime udhëheqëse botërore për të siguruar matjen e madhësisë dhe shkallës së skllavërisë moderne, si dhe për të vlerësuar vulnerabilitetin në nivel vendi dhe përgjigjet qeveritare. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Walk Free Foundation krijoi Vlerësimet e Përbashkëta Globale të Skllavërisë Moderne.

Indeksi Global i Skllavërisë mbulon 167 shtete. Krahas të dhënave të nivelit të vendit mbi skllavërinë moderne, Indeksi Global i Skllavërisë 2018 përfshin studime mbi vendet specifike. Çdo studim i vendit përfshin të dhëna mbi risqet e punës së detyruar, si dhe informacion mbi deklaratat që prodhohen sipas Aktit të Skllavërisë Moderne. Studimet përfundojnë me një sërë rekomandimesh të politikave./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nis operacioni ‘fshesa’, ja lojtarët që largohen nga Liverpool
Previous article KONKLUZIONI/ Në hënë ka patur jetë 3 miliardë vjet më parë. Ja çfarë thonë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT