Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka rrahur dhe i ka rrëmbyer sendet personale një italiani.
Sipas mediave italiane, pasi kishin kaluar natën në një lokal në zonën e San Benedetos, katër persona duke përfituar nga errësiara, kanë dhunuar dhe i kanë rrëmbyer portofolin, dy vathët dhe telefonin, i cili kushtonte 800 euro, një 20 vjeçari italian.
I riu nga goditjet e fort aka mbetur pa ndjenja, ndërsa pamjet e një kamere sigurie kanë identifikuar shqiptarin, i cili tani është në burg.



