Një shtetase shqiptare, me banim në kryeqytet ka denoncuar një rast të vazhdueshëm dhune ndaj saj nga ish-bashkëshorti i cili e rrihte, si dhe ushtronte dhunë psikologjike të rregulltë.
Shtetasja ka marrë urdhër-mbrojtjeje të menjëhershëm nga blutë e Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen S.K., vjeçe 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti D.K., vjeç 66, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje” ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet do t’i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


