• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETAT TURISTIKE TË PËRBASHKËTA/ Shqipëria krahas shteteve të Ballkanit si DESTINACION kryesor për…
Home
Media të Huaja

PAKETAT TURISTIKE TË PËRBASHKËTA/ Shqipëria krahas shteteve të Ballkanit si DESTINACION kryesor për…

26 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria edhe për vitin 2018 tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror. 

Në Shqipëri, në stinën e verës kulmon edhe interesi i turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët shprehin interes për turizmin bregdetar, malor, liqenor, historik dhe kulturor. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Promovimi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit

Agjencia Kombëtare e Turizmit e fillon promovimin e vendit që në vitin e shkuar, disa muaj përpara nisjes zyrtarisht të sezonit turistik, në nëntor dhjetor dhe deri në mars. Promovimi kryesisht bëhet nëpërmjet panaireve, kombëtare dhe ndërkombëtare turistikë, botimit të materialeve promovuese, udhëtimeve familjarizues me tur operatorë të ndryshëm ndërkombëtar, medieve, ekspozitave, etj.

Duke u nisur nga potencialet e mëdha turistike që ka Shqipëria, promovimi nga kjo agjenci është  bërë pak më ndryshe, pasi sipas saj nuk është menduar të bëhen spotet e zakonshme 30 sekondëshe për Shqipërisë, por kanë preferuar të ftojmë operatorët e huaj turistikë dhe media të huaja që të shohin dhe pasqyrojnë Shqipërinë me sytë e tyre ashtu siç e shohin dhe ndjejnë ata.

Ky promovim ka rezultuar deri më sot i suksesshëm, sepse shkrimet që janë publikuar nëpër mediat e ndryshme kanë qenë pozitive për Shqipërinë, si ka patur impakt tek pjesa që nuk njohin potencialet turistike të Shqipërisë apo impakt tek perceptimi që kanë vendin.

Çfarë është e veçantë në Shqipëri ?

Por çfarë ka të veçantë Shqipëria? Çfarë iu ofron ajo turistëve dhe vizitorëve të huaj? Në Shqipëri, me ardhjen e stinës së verës kulmon edhe interesi i turistëve të huaj,  të cilët shfaqin interes për vendin si për bregdetin, turizmin malor, liqenor, historinë dhe kulturën shqiptare.

“Ne kemi të veçantë njerëzit që është shumë e rëndësishme, kulinarinë, peizazhin, kulturën, por dhe çmimet favorizuese”.

Burimi “Syri i Kaltër” nuk duhet lihet nga askush pa u vizituar, por ajo vazhdon të tregojë edhe destinacionet e tjera si pjesa e Përmetit, Gjirokastrës, Beratit dhe Butrintit, ku sipas saj këto destinacione mund të jenë destinacionet më pak të populluara nga dyndja e zakonshme që ndodh në pikun e sezonit turistik. Gjithashtu edhe plazhi i Jalës vitet e fundit ka ngjallur interes të madh, jo vetëm të vizitorëve dhe pushuesve të huaj, por edhe atyre vendas.

Paketat e përbashkëta turistike

Shqipëria në kuadër të bashkëpunimit me vendet e rajonit për zhvillimin e sektorit të turizmit është angazhuar edhe në projektet për paketat e përbashkëta turistike.

Paketat e përbashkëta turistike dhe me tur operatorët dhe me agjencitë sepse janë ato që bëjnë paketat turistike dhe shteti shqiptar ka bërë projekte deri më sot me disa shtete, si me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, por sigurisht do kemi edhe me Serbinë dhe Greqinë, pra me vendet fqinje. Për turistët aziatikë dhe amerikanë kemi gati një vit e gjysmë që punojmë me këto paketa dhe këtë kemi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article De Vrij flet si veteran: Interi ambicioz, Ronaldo e bën më tërheqëse Serinë A
Previous article ISIS rikthehet më i frikshëm se kurrë, vret 220 persona

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT