• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 VENDET KU IA VLEN TË “SHPENZONI”/ Revista suedeze TREGON Shqipërinë tjetër: Mos e humbisni të…
Home
Media të Huaja

11 VENDET KU IA VLEN TË “SHPENZONI”/ Revista suedeze TREGON Shqipërinë tjetër: Mos e humbisni të…

26 July, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Revista suedeze “Gjithçka mbi udhëtimin” ka prezantuar 11 destinacionet turistike në Shqipëri dhe atë çfarë nuk duhet absolutisht të humbasin vizitorët gjatë vizitës në vendin tonë!

Shqipëria është një nga destinacionet më ekzotike në listën e udhëtimeve charter. Më poshtë do të lexoni 11 gjërat që nuk duhet të humbisni gjatë udhëtimit tuaj në Gadishullin Ballkanik, shkruan revista suedeze.

1-Boboshtica afër qytetit të Korçës, ka shumë taverna që shërbejnë ushqimin tradicional ballkanik, Byrek. Këtu mund të gjeni edhe specialitete të tjera shqiptare. Mos u habitni nëse ju shërbejnë, raki të prodhuar në shtëpi!

2-Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.

3-Nuk mund të humbisni vreshtarinë Cobo. Vreshtaria ofron shijimin e verërave të ndryshme, të shoqëruar me djathë vendi, ullinj dhe domate të freskëta nga baçja e vreshtarisë.

4-Syri Kaltër. Bëni një ditë udhëtim në “Syri i Kaltër”, rreth një orë në lindje të Sarandës, në jug të vendit. Burimi i bukur i ujit blu është e lehtë të gjendetr me ndihmën e një shoferi taksie, i cili do të ju presë atje pasi të keni notuar në ujin e akullt.

5-Ksamili i njohur për ujin e kaltër dhe ishujt e vegjël. Merrni një taksi nga qendra e qytetit, nuk do t’ju kushtojë më shumë se 80 korona.

6-Butrinti është një nga vendet që nuk duhet humbur gjatë vizitës tuaj në Sarandë. Butrinti është në mbrojtje të UNESCO, për ruinat me moshë mbi 3000 mijë vjet. Më të njohurat janë teatri roman dhe basilika bizantine.

7-Kështjella me pamje paranomike. Nuk ka pamje më të bukur se sa restoranti në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Nga ky restorant mund të shikoni ishullin grek të Korfuzit dhe të shijoni ushqimin fantastik dhe të lirë.

8-Xheko-Imperial është një hotel në qendër të kryeqytetit. Të gjitha dhomat janë të një standardi të lartë dhe restoranti është i njohur për cilësi dhe klas. Shumica e klientëve vizitojnë hotelin për barin dhe tarracën me pamje fantastike të kryeqytetit. Ja vlen ta vizitoni para se të largoheni.

9-Plazhe magjike. Vizitoni rivierën shqiptare, në Dhërmi dhe shijoni plazhet më të bukura të Shqipërisë.

10-Shpella e Piratëve. Merrni me qira një varkë dhe vizitoni Shpellën e Piratëve dhe plazhet e tjera private në jug të bregdetit të Dhërmiut.

11-Qyteti Kulturor. Nëse jeni të interesuar për historinë, duhet të vizitoni qytetin e gurtë, Gjirokastrën. Qyteti është gjithashtu, vendlindja e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte përgjegjës për izolimin total të vendit nga pjesa tjetër e botës. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NE LONDER/ Një bllok banesash në flakë, 100 zjarrfikës në vendngjarje (FOTO)
Previous article MUSKUJ DHE THINJA/ Stili i aktorit shqiptar kthehet TREND në serialet turke (FOTO)

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT