Ndërsa mediet e huaja çdo ditë e më shumë po referojnë Shqipërinë si një vend me potencial turistik të lartë, ata kanë zbuluar disa nga destinacionet më të spikatura të këtij sezoni, çka sipas tyre do të tërheqin me mijëra turistë.
Veriu i Shqipërisë ka mundësi ideale për zhvillimin e resorteve turistike, plazhi i Adriatikut, Velipojës, Shëngjinit, që janë të paprekura e që me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të resorteve me kapacitete të mëdha.
Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar. Zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në resorte familjare. Poli i dytë është Jugu, ku politika e turizmit në Rivierë duket se ka rezultuar e suksesshme. Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë mund të zhvillohen edhe aktivitete agropërpunuese. Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë Alpet. Poli i katërt, Tirana si kryeqytet.
Ndërkaq, është parë me përparësi edhe krijimi i rrjetit të festave lokale, këto të fundit shërbejnë edhe si mundësi për të tregtuar produktet lokale.


