Një 30-vjeçar nga qyteti i Shkodrës është kapur në flagrancë teksa po kryente një shitblerje të një mjeti lëvizës (tip motorçikletë) tek një shtetas banues dhe po nga Shkodra.
30-vjeçari thuhet në njoftimin e Policisë e ka vjedhur këtë mjet i cili ka qenë në pronësi të një shtetasi grek.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M., vjeç 30, banues në fshatin Stajk, Vau i Dejës, pasi dyshohet se motoçikleta tip “Yamaha”, të cilën ia ka shitur shtetasit L.Z., vjeç 37, banues në Shkodër, rezulton i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.


