• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSHËRINJTË QË MORËN “NË QAFË” NJËRI TJETRIN/ Nga “KOKAT” e 3.4 milionë eurove, tek ANNA dhe karburantët… (FOTO)
Home
Breaking News

KUSHËRINJTË QË MORËN “NË QAFË” NJËRI TJETRIN/ Nga “KOKAT” e 3.4 milionë eurove, tek ANNA dhe karburantët… (FOTO)

25 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lidhjet familjare e fisnore shpeshherë funksionojnë aq “mirë” sa edhe në rastet kur bëhet fjalë për pjesëmarrje në krime, nuk ndahen nga njëri tjetri.
Besimi dhe mirëkuptimi duket të jetë çelësi pasi e konsideron personin bashkëpunëtor si “tëndin”.
Rasti i fundit ndodhi në Fier ku dy kushërinjë, një fëmër e një mashkull bënin kërdinë në grabitjen e karubarëntëve.
Nëna e djalit,  vetëm sot u shpreh se Anna ishte ajo që e kishte “marrë në qafë” birin e saj.
Kujtojmë këtu edhe rastin e bujshëm të 3.4 miliona eurove ku ndër gjashtë të akuzuarit, dy ishin kushërinjtë Vladi, të cilët dukej se bënin gjithë operacionin të funksiononte.

Anna Malaj dhe kushëriri i saj:


Policia e Fierit dokumentoi grabitjen e një karburanti dhe arrestoi organizatoren e kësaj vepre penale, e cila është një vajzë nga Mallakastra.

Anna Malaj, 31- vjeçe, u identifikua dhe arrestua ditën e djeshme si autore e vjedhjes së ndodhur më datë 2 korrik 2018. Nën kërcënimin e armës, ajo bashkë me kushëririn e saj (djalin e tezes), 22-vjeçarin Emiljano Grembim, arritën të marrin në një pikë karburanti në Levan një shumë prej 30 mijë lekësh të rinj. Ata janë autorë edhe të dy ngjarjeve të tjera në dy karburante të tjera, por vjedhja iu ka mbetur në tentativë, pasi punonjësit kanë reaguar dhe mbrojtur pronën.

Anna Malaj është beqare dhe jeton në fshatin Visokë me motrën e saj në një vilë trekatëshe, ndërsa kushëriri i saj është i martuar dhe me një fëmijë.

Të dy të rinjtë rezultojnë të jenë të papunë.

3.4 milionë eurot dhe kushërinjtë Vladi

Më 24 qershor të këtij vitit, u bë kapja e bujshme e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.
Menjëherë u arrestuan katër të dyshuarit kryesorë, dhe u shpallën në kërkim dy kushërinjtë Vladi që duket se ishin edhe kokat e planit.

Kush janë Elvis dhe Alfred Vladi (“Pronarët e “Toyota-ve”)

AlpeNews.al mëson se Elvis Vladi në 2015 është kapur nga policia britanike me 16 kg kokainë, e më pas është shpallur “i pafajshëm” pasi nuk kishte mjaftueshëm akuza për të. E megjithatë Vladi duket se në atë kohë ka qënë i përfshirë në organizata kriminale.

Elvis Vladi


Pjesë nga artikulli në 2015

Tjetri është Alfred Vladi, që sipas burimeve të AlpeNews.al, është edhe miku i Edi Canit (shoferit të kamionit), dhe Alban Mollaymerit (Porositësit të automjeteve).
Ai gjithashtu rezulton i përfshirë në organizata kriminale.


Shfrytëzim prostitucioni, kapen kushërinjtë tutorë

Policia e Modenas në Itali vuri në pranga dy kushërinj shqiptarë nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Të ndaluarit e këtij operacioni janë 27 vjeçari me iniciale B.S dhe 29 vjeçari me iniciale B.G, të papunë zyrtarisht, por të punësuar si tutorë të cilët shfrytëzonin si prostitutë një vajzë rumune.

Pas sinjalizimit për aktivitetin e tyre, policia nisi një ndjekje intensive ndaj shqiptarëve gjatë kohës që ata ishin duke udhëtuar me makinë.

Pas ndalimit të tyre nisi kontrolli në banesën e dy kushërinjve në Capri ku u sekuestruan 2500 euro, objekte që përdornin për shfrytëzim prostitucioni, karta të ndryshme krediti si dhe celularë.

Dy kushërinjtë u kapën me drogë dhe 9 mijë euro
Dy shqiptarë kushërinj me njëri-tjetrin janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me drogë.

Shqiptarët, njëri 29 dhe tjetri 30 vjeç u kapën me 80 gramë kokainë dhe 9 mijë euro kesh që kishin fituar nga shitja e drogës.

Njëri prej tyre u arrestua të premten në darkë ndërsa po shfrytëzonte fundjavën për të shitur drogën në lokalet e natës.

Në makinë, policia i gjeti 20 gramë kokainë ndërsa pjesën tjetër dhe materialet për shitjen e saj u gjetën në apartamentin e kushëririt të tij në Rimini.

Në momentin që ai kuptoi se po i shkonte Policia për kontroll, tentoi të hidhte kokainën në banjë dhe më pas shkarkoi ujin për të humbur gjurmët. Por lëvizjet e tij u kuptuan nga Policia e cila arriti të nxirrte drogën nga tualeti.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KËRKON BARCELONA/ PSG i ofron një rinovimin FARANOIK mesfushorit…
Previous article DRIDHET MILANI/ Sulmuesi kuqezi dëshiron të luaj në SPANJË...

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT