• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU NIPIN PËR OBORRIN/ Përballja me vëllain vrasës, Faik Kuçi: Bëni ç’të doni, mua më iku djali e më la jetim…
Home
Breaking News

VRAU NIPIN PËR OBORRIN/ Përballja me vëllain vrasës, Faik Kuçi: Bëni ç’të doni, mua më iku djali e më la jetim…

25 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dërguar për kompetencë në gjykatën e krimeve të rënda çështjen e vrasjes të Mirsad Kuçit, i cili u vra nga xhaxhai i tij Bujar Kuçi.
Ngjarja ndodhi në Shkodër mesditën e 23 shtatorit të 2017-ës në një rrugicë pas teatrit “Migjeni”. Pas asaj ngjarje gjykata la në “arrest me burg” autorin e dyshuar Bujar Kuçi. Gjatë seancës paraprake përpara dërgimit të çështjes në gjyq u përballën babai i viktimës Faik Kuçi me vëllanë e tij Bujar Kuçi.

News24 ka arritur të sigurojë dëshminë e babait të viktimës në gjyq, i cili u përball me vëllain vrasës.

Pak para daljes së tij nga salla, për shkak të tensionit të madh, Faiku tha para togave të zeza; “Ju bëni çfarë të doni mua më ka ikur djali dhe më ka lënë dy jetima”. Pas kësaj fjalie ai ka tentuar të shkojë drejt xhamit ku ndodhej vëllai i tij, por më pas u largua nga salla, duke mos e përballuar më emocionalisht për shkak se vuan edhe nga zemra. Nga ana tjetër autori i dyshuar Bujar Kuçi ka pranuar krimin, ndërsa tha përpara gjykatës se e vrau nipin për shkak se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar që ta vrasë.

Bujar Kuçi deklaroi se e ka qëlluar me thikë nipin e tij për t’u vetëmbrojtur nga ai. Në fund gjykata e shkallës së parë në Shkodër e dërgoi për kopetencë tek krimet e rënda këtë çështje. Bujar Kuçi edhe më përpara sipas burimeve ka tentuar që ta vrasë nipin e tij Mirsad Kuçi, baba i dy fëmijëve, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre për oborrin dhe çështje të tjera duke qenë se shtëpitë i kishin ngjitur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJET E GAZETARËVE/ Plumb publicistit meksikan. Kishte raportuar për kriminelët dhe policinë
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ SHAMETI me ide të qarta: Azerët i mundim me… cinizëm

F.autor

Postime të ngjashme

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT