• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
BILANCI I RI/ Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare. Godina në…
Home
Kulturë
Arkitekture

BILANCI I RI/ Zbulohen shkaqet zyrtare të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare. Godina në…

25 July, 2018 g.autor Arkitekture, Kulturë, Trashegimi

Biblioteka Kombëtare është dëmtuar që nga themelet e saj. Instituti i Ndërtimit në një raportin për shkaqet e përmbytjes në Bibliotekë një muaj më parë konstaton që dyshemeja e katit të nëndheshëm është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka mbrojtje nga ujërat nëntokësorë të cilët gjatë mujit qershor ishin në nivele të larta për shkak të reshjeve.

Drejtoresha e Bibliotekës jep alarmin që nese nuk ndërhyhet, përmbytjet mund të përsëriten në vjeshtë.

Shkaku depërtimit të ujit brenda ambienteve të Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë ka qenë amortizimi i themeleve të ndërtesës. Sipas raportit të specialistëve të Institutit të Ndërtimit, godina ka pësuar dëmtime në themele dhe në shtresat e dyshemesë që shërbejnë si mbrojtje nga prania e ujërave nëntokësorë.

Ndërkohë mësohet se Biblioteka Kombëtare nuk ka masa mbrojtëse për hidroizolimin e tij, që në kohën e projektimit. Një tjetër shkak i kësaj përmbytje sipas raportit të Institutit të Ndërtimit, janë reshjet e shiut gjatë qershorit duke rritur kështu nivelin e ujërave nëntokësorë. Por kjo nuk është i vetmi problem, pasi titullarja e Bibliotekës Kombëtare jep arlamin se përmbytjet mund të përsëriten sërish në vjeshtë.

“Një ndërtesë e amortizuar që para 60 vitesh është ndërtuar me të tjera kritere të natyrës inxhinierike dhe me standarde që ndoshta janë të tejkaluara dhe nuk vlejnë më sot. Qoftë në natyrën e vet hidroizoluese apo qëndrueshmërisë së strukturës. Raporti na bën me dije për rritjen e nivelit të ujrave nëntokësorë në përgjithësi në këtë zonë ku është i vendosur Pallati i Kulturës”

Drejtorja e Bibliotekës tha se po merren masa afatshkurtra, ku së shpejti do të nisë një projekt provizor për hidroizolimin e katit të nëndheshëm ku u dëmtuan më shumë se 12 mijë tekste.

Por zgjidhja përfudnimtare sipas Persida Asllanit është ndërtimi i një godine të re për Bibliotekën Kombëtare, dhe për këtë i bën thirrje Ministrisë së Kluturës dhe qeverisë që të marrë një vendim sa më shpejt.

Stafi i Bibliotekës ka arritur të rikuperojë të gjitha tekstet e dëmtuara dhe tashmë një grup tjetër po merret me trajtimin etyre për t’i çuar në gjendjen e mëparshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ 49-vjeçari që MASHTRONTE të moshuarit. VIDHTE lekët e pensionit dhe...
Previous article E QUAJNË GAY, por shikoni sa SEKSI është e "dashura" e Zogut të Tiranës (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT