Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 30-vjeçar, shtetas shqiptar, banues në Tiranë i cili dyshohet se ishte një prej shpërndarësve kryesorë të drogës (lënda narkotike e llojit kanabis sativa dhe hashash) në klubet e qytetit.
Ai është arrestuar në flagrancë ku i janë gjetur 7 doza lëndë narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës” gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


