Pushimet verore janë tema më e diskutuar gjatë këtyre ditëve të nxehta.
Turistët e huaj janë gjithnjë në kërkim të destinacioneve të reja, por jo vetëm kaq. Kur shumë prej tyre “google”-ojnë për Shqipërinë vendet me të cilat pëlqejnë janë këto mëposhtë.
ALPENews.al liston disa prej destinacioneve (tureve) që turistët parapëlqejnë të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Si gjithnjë rekordin e mban “jugu” i vendit.
5 TURET më të kërkuara:
- Dhërmi – Drimadhes – Jalë – Palas
- Karaburun – Sazan
- Ksamil – Krorez – Kakome
- Valbonë – Theth
- Liqenet e Lurës
- Dhërmi – Drimadhes – Jalë – Palasë
Gjiri i Gramës e merr emrin nga greqishtja duke qenë se në të janë të gdhendura germa greke. Është një plazh që duket sikur është krijuar nga dora e njeriut për të simbolizuar perfeksionin, parajsën në tokë. Shumë pranë tij gjendet Gjiri i Shën Andreas, një gji shumë i vogël që të mundëson relaksin. Gjatë rrugës mund të vizitohen shpella të ndryshme që janë rrëzë shkëmbinjve. Ato janë një tjetër atraksion që e bëjnë këtë udhëtim fantastik. Nëse jeni me fat, mundet që të shijoni shoqërinë e delfinëve gjatë kohës që udhëtoni për në Gramë.
Në krahun tjetër të Dhërmiut gjendet Shpella e Piratëve. Aty skafi mund të futet lehtësisht brenda saj për ta hulumtuar me detaje. Pak më tutje është plazhi fantastik i Gjipesë, një oaz tjetër që të sjell ndërmend dokumentarët e “National Geographic” teksa eksploron botën përrallore. Për atë që ofron për pushuesit konsiderohet edhe si Gjiri i Perëndive (GJI-PE).
Nuk mbetet prapa Gjiri i Jalit, një plazh i vogël që njihet si “Akuariumi”, sepse ngjason me një akuarium të madh. Mes gjireve gjenden edhe shumë plazhe të tjera të vogla për 10-15 persona që nuk duan turmën. Kini parasysh që duhet të pajiseni mirë me ushqime dhe gjithçka tjetër të nevojshme, për shkak se janë plazhe të virgjëra ku vështirë të gjesh atë që mund të duhet. (Vetëm në Gjirin e Gramës dhe në Gjipe mund të gjesh disa lokale të përshtatura në natyrë.)
- Karaburun – Sazan
Karaburun nga turqishtja do të thotë “Hundë e zezë”, por në gjuhën shqipe porsa përmendet Karaburuni të shkon mendja te plazhet e bukura dhe të virgjëra që gjenden në të. Zhampovel, Shën Vasil, Shën Jan, shpella e Haxhi Alisë, Kepi i Gjuzës janë të gjitha zona që mund të eksplorohen. Sigurisht që këtu rekomandojmë udhëtimin me skaf. Jo vetëm për adrenalinën që ofron, por se përveçse një udhëtim i shpejtë, është i ndaluar udhëtimi me makinë.
- Ksamil – Krorëz – Kakome
Në Kakome dhe Krorez aktualisht mund të shkohet vetëm me rrugë detare. Duhet të theksojmë se janë dy plazhe të virgjëra dhe mjaft të bukura, ku kthjelltësia e ujit të magjeps.
Nga ana tjetër, mund të vizitoni Ksamilin dhe 3 ishujt e tij. Nëse keni pak kohë të lirë, atëherë iu rekomandojmë Butrintin. Jo më kot këto destinacione i kemi përmbledhur në një tur të vetëm të titulluar “Turi i Jugut”. Për 6 ditë mund të ekspolorojmë të gjitha këto bukuri të Rivierës Shqiptare. Ky tur është vlerësuar me çmimin si turi më i mirë në Shqipëri nga “Travel Magazine”.
- Valbonë – Theth
Këto dy fshatra me bukuri alpine kanë një karakteristikë të veçantë. Duhet pak kohë për të kryer kalimin Valbonë-Theth ose anasjella në këmbë, duke ecur përgjatë shtegut, për shkak se po të shkosh me makinë udhëtimi zgjat rreth 9 orë, ndërsa në këmbë realizohet për 6 orë. Janë vetëm 12 km larg njëra-tjetrës, të ndara nga Qafa e Valbonës.
Ky udhëtim është pjesë e një turi më të madh (193 km, 14 ditë) që quhet “Maja e Ballkanit” që në vitin 2013 ka fituar një çmim të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar si “Udhëtimi më i mirë” për 2013-n.
“Tourism for Tomorrow” është një itinerar që lidh Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë duke shëtitur mes përmes alpeve. Kalimi Valbonë-Theth është ndër më të bukurit. Ujëvara, kanione, lumenj, male, traditë, histori dhe një ushqim bio, të gjitha këto jua ofron ky tur. Për më tepër, udhëtimi për të shkuar në Valbonë bëhet nga liqeni i Komanit.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


