• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nesër në “SITEN E VETTINGUT”/ Kjo është SKEDA e pasurisë së gjyqtarit Bledar Abdullai ndër vite
Home
Aktualitet
Drejtësi

Nesër në “SITEN E VETTINGUT”/ Kjo është SKEDA e pasurisë së gjyqtarit Bledar Abdullai ndër vite

25 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Bledar Abdullai është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut.

Seanca dëgjimore me gjyqtarin Abdullai do të zhvillohet paraditen e së enjtes, ndërkohë që trupi gjykues drejtohet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Bledar Abdullai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Prej më shumë se 15 vitesh, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bledar Abdullai nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bledar Abdullai deklaronte vetëm ¼ e pjesës takuese në tokë bujqësore dhe një apartamenti 2+1 në Kutalli të Beratit, që për shkak të përfitimit nga ligji 7501 apo ai i privatizimeve nuk ka vlerë të shënuar në lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar nga gjyqtari Abdullai kap vlerën e 18.8 milionë lekëve-pasuri e cila zotërohet në pjesën më të madhe nga bashkëjetuesja e tij. Analiza e deklaratave të pasurisë tregon se bashkëjetuesja e gjyqtarit me aktivitet Noterie zotëron një apartament 118 metra katrorë dhe një garazh 20 metra katrorë në Tiranë si dhe një apartament të dytë me sipërfaqe 98 metra katrorë në Golem, të cilat kapin së bashku vlerën e 16.5 milionë lekëve.

Ajo zotëron gjithashtu një automjet “Toyota” me vlerë 1.4 milionë lekë si dhe kapital me vlerë 100 lekë në një kompani në likujdim e sipër. Likujditetet familjare në bankë kapin vlerën e 910 mijë lekëve.

Të ardhurat e bashkëjetueses ndër vite zënë gjithashtu zërin kryesor të të ardhurave me 67 për qind të vlerës totale prej 42.8 milionë lekësh në periudhën deklaruese 2003-2017. Të ardhurat e gjyqtarit Abdullai nga paga dhe mësimdhënia zënë 33 për qind të të ardhurave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

BIRN ka evidentuar megjithatë si “flamur të kuq” faktin që gjyqtari Bledar Abdullai nuk ka deklaruar asnjë llogari bankare dhe as kursime për një periudhë të gjatë. Ai ka deklaruar për herë të parë llogari rrjedhëse në deklaratën periodike të vitit 2016.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LULJETA KRASNIQI/ Konfiskimi i pasurisë së paligjshme sfidohet nga mungesa e guximit
Previous article Nga Meazza te… Bonucci? Juventus–Milan, sa shumë këmbime lojtarësh

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT