• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Aksidenti fatal që i mori jetën biznesmenit të këpucëve/ Paralajmërimi i vajzës pas vendimit të gjykatës: Babai ka humbur…
Home
Breaking News

Aksidenti fatal që i mori jetën biznesmenit të këpucëve/ Paralajmërimi i vajzës pas vendimit të gjykatës: Babai ka humbur…

25 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vendimi i Gjykatës së Tiranës, që e dënon me vetëm 3 vjet burgim drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje biznesmenin Gëzim Memlika, ka indinjuar së tepërmi familjarët e të ndjerit.

Gjyqtari Besnik Hoxha vendosi 3 vjet burg për drejtuesin e mjetit, Albi Picalli, në një kohë që Prokuroria kishte kërkuar vetëm 2 vjet e 6 muaj. Ky është një rast i veçantë, ku Gjykata vendos më shumë masë dënimi sesa kërkon prokuroria. Mirëpo, familjarët e viktimës nuk janë të kënaqur aspak me drejtësinë. Madje, ky vendim për dënimin me vetëm 3 vjet burg të drejtuesit të mjetit gati i shtyn ata në vetëgjyqësi.

Ata ishin ditën e djeshme në Gjykatë në një seancë të zhvilluar me masa të rrepta sigurie. Kjo, pas përplasjeve që patën me prokuroren Anisa Qilimi ,një ditë para vendimit kur jepej pretenca. Prokurorja Qilimi kërkoi vetëm 2 vjet e 6 muaj burgim për drejtuesin e mjetit, ndërkohë që ligji parashikon dënime nga 2 vjet deri në 10 vjet për aksidente me pasojë vdekjen. Kjo pretencë e prokurores ka irrituar familjarët e viktimës, të cilët kanë shpërthyer ndaj saj.

Ndërkohë, një ditë më pas, pra, ditën e djeshme, gjyqtari Hoxha vendosi ta dënojë shoferin Picalli me 3 vjet burgim për aksidentin tragjik. E megjithatë, familjarët nuk janë dakord me këto vendime. Duke folur pas seancës, e bija e biznesmenit të njohur të këpucëve, Lira Memlika, paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen në instancat më të larta.

“Vendimi është i papranueshëm nga ana jonë. Babai ka humbur jetën në mes të ditës, duke ecur te vijat e bardha. Është bërë një kërkesë qesharake nga ana e prokurores Anisa Qilimi, prej 2 vjet e 6 muaj burgim. Është e papranueshme dhe sigurisht që do ta apelojmë dhe do të ngremë zërin. Kjo çështje nuk do lihet me kaq. Thjesht kërkojmë nga organet kompetente që të zbatojnë ligjin, sepse nuk mund ta pranojmë që gjaku i babait tonë të shitet me lekë”, tha ajo.

Gëzim Memlika humbi jetën tragjikisht më 19 shkurt të këtij viti, teksa u përplas nga automjeti që drejtohej nga Picalli, në një kohë që po kalonte rrugën te vijat e bardha. Sipas ekspertizës, Picalla po e ngiste automjetin me një shpejtësi prej 70 kilometrash në orë kur goditi fatalisht të ndjerin.

Pas aksidentit, Picalla është larguar duke iu fshehur organeve të drejtësisë dhe nuk ia dha ndihmën siç duhet viktimës. Ai është hetuar në masë sigurie “arrest shtëpiak” fillimisht, ndërsa tani ndodhet në burg. Burimet thonë se mes familjarëve të viktimës dhe drejtuesit të mjetit nuk ka pasur pajtim. Ata nuk kanë shkuar në varrimin e biznesmenit pas aksidentit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAPASKENA/ U nis te Roma, përfundoi te Barcelona; Malcom e kërkoi edhe Real Madridi
Previous article Korriku më i ftohtë ndër vite/ Çfarë do të ndodhë me Tokën dhe Diellin...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec Aktualitet

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT