• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pasagjerët tregojnë tmerrin në Dukagjin: Grabitësit me automatik, ja çfarë ndodhi
Home
Aktualitet
Kronikë

Pasagjerët tregojnë tmerrin në Dukagjin: Grabitësit me automatik, ja çfarë ndodhi

24 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Grabiten nga persona me arme dhe maske, i zbresin nga makina, i marrin gjithcka dhe me pas i detyrojne te ecin ne kembe, pasi u djegin makinen.

Ngjarja ka ndodhur ne Kir te Dukagjinit, ku jane grabitur 7 persona qe udhetonin me nje fouristradë. Tre persona ma maska dhe të armatosur kanë ulur nga makina pasagjerët dhe shoferin duke i marrë gjithçka çfarë kishin.

Njëri prej grabitësve fillimisht ka qëlluar gomën e makinës dhe më pas ka detyruar të gjithë të zbresin. Menjëherë u kanë marrë telefonat ndërsa shoferit edhe paratë, rreth 1 milion lekë të vjetër që kishte me vete, shkruan ShkodraNews.

Grabitësit i kanë detyruar 7 personat që të largohen dhe nëse ndonjëri do kthente kokën i kanë kërcënuar se do t’i vrasin. Pasi janë larguar fouristradën grabitësit e kanë djegur totalisht duke mos lënë asnjë gjurmë. Pasagjerët tregojnë momentin e tmerrshëm.

“Na kanë dalë para në afërsi të antenave në Kir. Ne po uleshim nga Bregu i Lumit poshtë. Na ulën në tokë dhe na thanë lini telefonat. Njëri qëlloi njëherë. Ne u bindëm, i lamë telefonat ndërsa para nuk kishim. Na thanën ikni përpara dhe mos ktheni kokën. U detyruam që të ecnim para sepse ishin me automatikë në duar dhe të maskuar. Kishim frikë sepse ata ishin të armatosur”, thotë Nikë Hasani, njëri prej pasagjerëve, raporton ShkodraNews.

“Kemi qenë në makinë si pasagjerë kur papritur na dolëm 3 persona përpara të maskuar, me rroba të zeza dhe me automatik në dorë. Na kërkuam që të ulemi nga makina dhe të dorëzojmë telefonat. Ne ashtu bëmë sepse s’kishim rrugë tjetër. Shoferit i morën edhe portofolin ndërsa unë s’kisha para por as pasagjerët e tjerë. Na urdhëruan që të ecim drejt dhe të mos kthenim kokën mbrapa. Na thanën që kush kthen kokën do të vritet. Ne vazhduam rrugën dhe kemi ecur në këmbë për rreth 50 minuta deri sa kemi shkuar tek një lokal që është më poshtë dhe aty është njoftuar policia. Në ato momente kishim frikë dhe e lamë veten për të vdekur”, thotë një tjetër dëshmitar në ngjarje.

Me dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe shoferin për atë që ka ndodhur. Pas hetimeve paraprake 6 persona janë shoqëruar mes të cilëve dyshohet se janë 3 autorët e grabitjes. Tre shtetas nga të shoqëruarit janë nga Shoshi i Dukagjinit dhe tre të tjerë nga Pulti. Ngjarja ka bërë bujë tek banorët e Dukagjinit të cilët tashmë kanë frikë të udhëtojnë ndërkohë që në atë zonë grabitjet kanë ndodhur edhe më përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Habilaj”/ Nuk u gjetën nga policia, ish-shefi i Vlorës dyshohet se është në…
Previous article S’ndalet vjedhja e energjisë, OSHEE çon në polici 19 persona në Vlorë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT