• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit RIKONFIRMON në detyrë gjyqtarin Ardian Dvorani
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit RIKONFIRMON në detyrë gjyqtarin Ardian Dvorani

25 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është rikonfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) duke kaluar filtrin e vettingut.

E vetmja pikëpyetje që ngrihej nga KPK lidhej me mosdeklarimin nga ana e Dvoranit, e llogarive bankare në deklaratën vetting, por që është konsideruar harresë dhe jo fshehje pasurie. Në raport thuhet se pavarësisht se ILDKPI shprehet se gjykatësi ka kryer fshehje pasurie, nga hetimi administrativ, është provuar se llogaritë bankare në emër të tij, bashkëshortes dhe personave të tjerë të bashkëlidhur, janë deklaruar ndër vite, por jo në deklaratën vetting.

Komisioni u shpreh se ILDKPKI përpara se të hartonte raportin duhet ta thërriste subjektin dhe ta pyeste për mosdeklarimin e likuiditeteve në shumën e 9.9 mln lekëve, për sa kohë gjyqtari i lartë është shprehur se ishte harresë për shkak të punës. Sipas komisionit, pavarësisht gjetjeve të Inspektoratit, nga hetimi është provuar se Dvorani ka burime të mjaftueshme financiare, për të justifikuar jo vetëm likuiditetet, por të gjitha pasuritë, për të cilat ka bërë deklarime të sakta.

Në të njëjtën linjë me komisionin, ishte edhe vetë subjekti i cili pranoi se ka pasaktësi në plotësimin e deklaratave, ku siç shpjegoj konstatoi me shumë vonese që mungonin katër faqe, por pavarësisht kësaj, nuk u thirr asnjëherë nga Inspektorati për të dhënë shpjegimet e tij. Sinkronë Sa i përket komponentit të dytë të Vettingut, figurës morale, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka deklaruar se Ardian Dvorani është i përshtatshëm për vijimin e detyrës, pasi nuk ka asnjë dyshim për përfshirjen e tij në korrupsion dhe ska asnjë lidhje me eksponentë të krimit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dalin pamjet e reja të Bugatti Divo, më i shpejtë dhe më i lehtë se Chiron
Previous article KE: Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Aktualitet

DITA E 16 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës Aktualitet

ZBULOHET MESAZHI QË NDRYSHOI RRJEDHËN E PROTESTËS/ Studenti nga Serbia propozoi bllokimin e autostradës

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT