• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KE: Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon
Home
Ekonomi

KE: Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon

25 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Komisioni Europian në një vlerësim të ekonomive të vendeve që aspirojnë integrimin, thekson se për Shqipërinë problem mbetet niveli i borxhit publik por edhe niveli i kredive të këqija. Në raport theksohet se borxhi në nivelin 70 % përbën një rrezik për ecurinë makroekonomike.

Shqipëria duhet të ulë borxhin publik pasi niveli i tij cënon ecurinë ekonomike. Pas institucioneve ndërkombëtare edhe Komisioni Evropian në një raport të fundit ku vlerësohet ecuria ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti e cilëson një ndër problemet kryesore nivelin e borxhit publik për ekonominë shqiptare.

Borxhi publik (përfshirë garancitë), thuhet në raport është ende afër nivelit relativisht të lartë prej 70% të GDP dhe rënia e tij është e lidhur me normën e interesit dhe rreziqet e kursit të këmbimit.

Ndërsa konstatohet si shqetësim fakti që planet e rregullimit fiskal të vendit janë zbutur dhe shtyrë krahasuar me programin e vitit të kaluar gje kjo që do të vonojë arritjen e objektivave afatmesëm dhe afatgjatë për borxhin publik.

Në analizën e bërë për vendet e rajonit Komisioni Evropian e përcakton Shqipërinë vendin kandidat me nivelin më të lartë të borxhit publik.

Serbia dhe Mali i zi e kanë nivelin e borxhit publik në 60% ose 10 pikë më të ulët se Shqipëria. Aktualisht Shqipëria e ka nivelin e borxhit publik 68.6%.

Synimi është që deri në fund të këtij mandati niveli të arrijë nën 60% një objektiv ky mjaft i vështirë për tua arritur duke parë ecurinë e deri tanishme. Çdo shqiptar ka aktualisht rreth 3 mijë euro borxh, duke u renditur në vendin me nivelin më të lartë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit RIKONFIRMON në detyrë gjyqtarin Ardian Dvorani
Previous article Pesë arsye pse u bien më shumë flokët gjatë stinës së verës

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT