• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETTINGUT/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KONFIRMON në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KONFIRMON në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli

25 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KONFIRMON në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli U PERBALL më 23 Korrik në një seancë dëgjimore për të kaluar “sitën” e Vettingut.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin e tij përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo. Faqolli ishte prezent në seancë, ku u shoqerua nga një avokat.

Sipas KPK-së, gjyqtari ka qenë bashkëpunues gjatë gjithë procesit, ndërsa ka përparësi për shkak të kandidimit në KLGJ. Mbështetur tek raporti i ILDKP-së, KPK pohon se Faqolli ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ndërkohë që burimet janë të justifikuara dhe nuk ka deklarim të rremë apo fshehje. Po ashtu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën me dije se janë marrë në konsideratë edhe thëniet e një dëshmitari të pyetur gjatë hetimit. Nga të dhënat e ILDKP-së, Faqolli ka në pronësi një truall me sipërfaqe 32 m2 në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum, lokal dhe banesë. Po ashtu subjekti ka deklaruar si burim të të ardhurave nder vite dhe një hua.

Mes të tjerash KPK sqaron se ka mospërputhje të të dhënave mes sipërfaqes së lejes së ndërtimit dhe aktit të kolaudimit. “Në deklaratën e pasurisë së vitit 2011, subjekti ka deklaruar shumën 3 milionë lekëve për ndërtimin e objektit. Kjo shume nuk përputhet me deklaratën e vettingut. Në aktin e kolaudimit, vlera shënohej 2.7 mln, kurse në kontratën me ndërtuesit nuk përcaktohej vlere”, tha KPK. Ndërkohë, gjyqtari sqaroi se shuma e deklaruar mbulon dhe taksën e studimit, apo kontratat me OSHEE.

Faqolli e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHOKON" KËNGËTARI I NJOHUR/ Shkruan në rrjetet sociale për tragjedinë në Greqi: I shikoni ata shqiptar me zorrët...(FOTO)
Previous article ZJARRI NË ATHINË/ Një ditë pas "tragjedisë kombëtare" dalin PAMJET E RËNDA, trupa të djegur... (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT