Flakët e zjarrit në Athinë që kanë nisur që prej mesditës së të hënës kanë arritur në plazhin e Kinetës.
Mes ankthin dhe frikës pasi zjarri deri tani ka marrë 76 jetë njerëzish dhe ka plagosur qindra të tjerë, erërat e forta kanë favorizuar që flakët të jenë ende aktive.
Banorët të terrorizuar nga situata që deri tani paraqitet dramatike, kanë lënë banesat e tyre.
‘Zougla.gr” shkruan se flakët kanë kaluar edhe në Rrugën Kombëtare, për të vijuar drejt zonës së plazhit.











