Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan në fshatin Reçan, ku 30 vjeçari Çlirim Kasa i ka vënë flakën shtëpisë së vjehrrit 63 vjeçar me inicialet M.S.
Ndonëse ky rast, fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar “fenomeni” i flakës së shtëpisë së vjehrrit apo më saktë “ish” vjehrrit duket se është mjaf i përhapur.
Të shumtat duket se vijnë si pasojë e ndarjes me vajzat e tyre, ku këta të funidt nuk e pranojnë dot ndarjen, dhe inatin e nxjerrin tek prindërit e tyre.
Kujtojmë rastin tragjik ku 38 vjeçari “zgjodhi” pikërisht shtëpinë e ish vjehrrës për të kryer vetvrasje.
Çfarë ndodhi sot:
Nga fshati Reçan i Elbasanit, erdhi lajmi se 30 vjeçari Çlirim Kasa i ka vënë flakën shtëpisë së vjehrrit 63 vjeçar me inicialet M.S.
Mësohet se shtëpia është djegur plotësisht. Burimet thanë se gjithcka ka ndodhur si pasojë e një konflikti e më pas 30 vjeçari nuk ka duruar më dhe ka bërë veprimin e rëndë.
Divorci “detyron” 39 vjeçarin të djegë banesën e vjehrrit
Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga nga policia e Korçës, pasi ai ka djegur banesën e ish-vjehrrit të tij pas ndarjes me bashkëshorten në gjykatë. Fillimisht u mësua se një ditë më parë para ngjarjes ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me inicialet B.N. Për fat të mirë ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e shtëpisë kanë shpëtuar, pasi kanë mundur të dalin në kohë nga shtëpia e tyre. Një mjet zjarrfikës ka punuar për mospërhapjen e flakëve të zjarrit dhe shuarjen sa më të shpejtë të tij. Ndërkaq mësohet se janë djegur rreth 40 kv bazë ushqimore, e cila gjendej në një nga hapësirat e shtëpisë në fjalë.
Personi që vuri zjarrin eshte Viktor Kupe, 39-vjeçar, banor i fshatit Bulgarec në rrethin e Korçës, i cili deri pak kohë më parë ka qenë bashkëshorti i vajzës së shtetasit B.N. Nga dëshmia e dhënë pas prangosjes në polici nga vetë autori, mësohet se shkak për kryerjen e këtij akti është bërë divorci dhe konfliktet e vazhdueshme midis dy familjeve. 39-vjeçari Kupe ka treguar gjithashtu se jo vetëm pranon autorësinë, por ai i ka kërkuar grupit të hetimit të takojë ish-gruan për t’i kërkuar falje, por dhe për t’u ribashkuar sërish me të.
Vetëdigjet në shtëpinë e ish vjehrrës
Një person është vetëdjegur në shtëpinë e ish-vjehrrës së tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”.
Policia thote se viktimë është Olgert Miho, ndërsa në banesë ndodheshin edhe ish- vjehrra dhe ish- kunata e tij, të cilat kanë marrë plagë të lehtë pasi banesa u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 38-vjeçari dyshohet ishte nën efektin e alkoolit kur ka kryer aktin e vetëdjegies. Miho ishte i fejuar dhe kishte pak kohë që ishte ndarë.
Shkon me benzinë tek shtëpia e vjehrrit dhe dhunon kunatën
E pazakontë ka qënë edhe ngjarja në Fier, ku i riu me iniciale R.T , 21 vjeç ka shkuar në shtëpinë e babait të bashkëjetueses së tij 43-vjeçarit me einiciale G.RR dhe ka djegur derën me benzinë.
Denoncimi ndaj tij është bërë pasi ndaj tij rëndon edhe akuza e dhunës ndaj kunatës 19-vjeçare me iniciale L.Rr.
/AlpeNews.al





