Tragjedia e rëndë që ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme territoriale në Greqi prej dy ditësh po përcillet nga të gjitha mediet e huaja, dhe ato vendase si një prej ngjarjeve më apokaliptike të kohës.
Deri tani njoftohet se ka rreth 76 të vdekur të cilët janë njoftuar në rrugë zyrtare nga autoritetet e zonave të prekura, dhe mbi 200 të plagosur.
Ndërkohë që për shtetasit shqiptarë, por banues në këto territore greke raportohet të jenë deri tani 3 sipas shifrave të dala nga Ambasada Shqiptare në Athinë.
Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Athinë:
Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njëjta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore.
Flitet gjithashtu edhe në rrugë jo-zyrtare për disa shqiptarë të tjerë të plagosur por burimet brenda autoriteteve grekë nuk japin informacion deri tani zyrtar.
KRONOLOGJIA E NGJARJES
E hënë, 20:00
Nisi si një vatër zjarri e zakonshme, pa asnjë paralajmërim alarmant nga autoritetet policore greke, apo qoftë edhe zjarrfikëset të cilat ishin në gatishmëri të plotë për shuarjen e flakëve.
Vetëm 55 (pesëdhjetëepesë) kilometra larg qytetit të Athinës, në zonën e quajtur turistike Peloponez dhe që menjëherë dëmi material regjistroi 100 banesa të shkrumbuara, kjo edhe si pasojë e përhapjes marramendëse të zjarrit me 50 kilometër për orë. Në momentet e publikimit të lajmit ndërkombëtarisht, Policia dhe Qeveria greke nuk njoftoi për persona të lënduar.
Lajmi nr.1 – Zjarri i rrezikshëm në Greqi
E hënë, ora 20:30
Paralajmërimi i kreut të emergjencave greke ishte zanafilla e parë para-tragjedisë teksa ai urdhëroi të gjithë qytetarët të mbyllin shtëpitë e tyre, dhe të largohen nga zona ku zjarri kishte arritur të përhapej, Mediet greke të alarmuara paralajmëruan një fatkeqësi natyrore si të 2007-ës.
Lajmi nr. 2 – Mediet greke paralajmërim për banorët / Njoftimi i Emergjencave greke
E hënë, 21:15
Viktimat e para: 2 persona humbin jetën, mbi 100 të plagosur nga flakët e përhapura. Mbi 100 banesa të shkrumbuara.
Lajmi nr.3 – Viktimat e para të zjarreve
E martë, 00:30
Rritet bilanci i të vdekurve: 50 persona kanë humbur jetën nga zjarret e përhapura, mbi 150 të plagosur, pa asnjë bilanc dytësor për banesat. Emergjencat shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, mediet greke në kolaps pas përhapjes së flakëve.
Lajmi nr.4 – Bilanci i ri-update-uar
E martë, 05:00
Pamjet apokaliptike – Njerëzit e shtrirë përtokë të shkrumbuar, të mbytur në det si dhe artikujt e medieve online që raportojnë për mbi 50 të vdekur.
Lajmi nr. 5 – Artikujt e medieve të huaja si dhe pamjet e para të tragjedisë
E martë 06:35
ALARMANTE: 26 të vdekur në një godinë të gjendur të pajetë (të shkrumbuar dhe të përqafuar me njëri-tjetrin)
Lajmi nr.6 – Tragjedia e 26 burrave
E martë, 10:15
Ngjarja e fundit: Qyteza e Matit e shkrumbuar, njerëzit të tmerruar nga gjendja e jashtëzakonshme. Pamjet e tragjedisë, dhe operacioneve të shpëtimit
Lajmi nr.7 – Tragjedia e zjarreve në Mati
E martë, 14:30
E martë, 15:45
TË PREKURIT NGA ZJARRET – Rastet e shtetasve shqiptarë
1. Një grua shtetase shqiptare, me pasaportë greke rreth 63-vjeç raportohet të jetë i PARI rast zyrtar nga komunikimet me diplomatët shqiptarë në Athinë
Lajmi për të plagosurën shqiptare (1)
2. Një çift shqiptar rrëfen për TCH situatën alarmante të zjarreve si dhe gjendjen e tyre pas tragjedisë greke
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, me të dhëna të përditësuara.


