Dy të dyshuar nga Policia e qytetit të Durrësit janë arrestuar pas një kontrolli rutinë të bluve të qytetit teksa u gjendën tre doza lëndë narkotike – Kanabis Sativa.
Policia ka bërë ndërkohë publike rastin, dhe lajmëron se dy shtetasit janë arrestuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.07.2018, u arrestuan shtetasit S.Xh., dhe S.D., vjeç 28 e 32, banues në Durrës, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, nga kontrolli i ushtruar mjetit “Opel”, që drejtohej nga shtetasi S.Xh., iu gjetën e bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celularë. Neni 283 i Kodit Penal.


