I kemi parë vetëm në filmat indianë, apo ato që tregojnë pamje mahnitëse teksa zhvillohen histori luftrash apo dashurie, por ja që edhe në Shqipëri ka oaze.
Jo shumë larg Tiranës, rreth 30 (tridhjetë) minuta larg kryeqendrës së vendit gjendet kjo panoramë fantastike, që të ofron mundësinë të bësh disa aktivitete argëtuese (si piknik, lojëra në natyrë, takime me miqtë që pëlqejnë vendet me bimësi, apo le të themi nëse jeni një person anti-kafe është një mundësi e artë për ju…).
Shijoni foton e ardhur në redaksinë e ALPENews.al nga një turiste franceze e cila e shijoi edhe ajo këtë bukuri në Bovillë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



