• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E FORTË E PRESIDENTIT TURK/ Erdogan: Izraeli shteti më RACIST në botë. Kthyen Hitlerin
Home
Rajon

DEKLARATA E FORTË E PRESIDENTIT TURK/ Erdogan: Izraeli shteti më RACIST në botë. Kthyen Hitlerin

24 July, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar Izraelin, duke e cilësuar si shtetin më racist në botë. Presidenti turk ka thënë se shpirti i Adolf Hitlerit është “ringjallur”, pasi Izraeli miratoi një ligj ku thuhet se ky shtet është atdhe i veçantë për popullin hebre.

“Nuk ka asnjë dallim në mes të obsesionit të Hitlerit me racën arjane dhe këndvështrimit të lidershipit të Izraelit se ata kjo tokë e lashtë u takon vetën hebrenjve”, u shpreh Erdogan, raporton DPA, shkruan rel.

“Shpirti i Hitlerit, i cili çoi botën në një katastrofë, është ringjallur në mesin e disa autoriteteve izraelite”, shtoi ai.

Ligji i ri i miratuar nga Izraeli “shpërfaq qëllimin e vërtetë të këtij shteti”, ka thënë Erdogan.

Komentet e presidentit turk janë të parat që prej se Izraeli miratoi ligjin javën e kaluar.

Lidhur me këto komente ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Fakti që një ‘demokrat’ i madh si Erdogani sulmon Ligjin për komb, është komplimenti më i madh që i bëhet këtij ligji. Turqia, nën sundimin e Erdoganit është bërë një diktaturë e errët, ndërsa Izraeli ruan të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët”, ka thënë kryeministri izraelit përmes një deklarate.

Ligji i miratuar e njeh Izraelin si shtet hebre dhe thotë se “e drejta për të ushtruar vetëvendsoje kombëtare në shtetin e Izraelit është unike për popullin hebre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Filmi i preferuar i fëmijërisë rikthehet sërish, del traileri i “Dragon Ball”... (VIDEO)
Previous article VLLAZNIA NË KOLAPS/ Nis procedimi penal për ish- Administratorin e kuqebluve

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT