Një person ka arritur ti “zhvat” një sasi të konsiderueshme të hollash një banke, në Tiranë.
Për këtë ai ka përdorur disa dokumente false.
Por përpjekja e tij, ka përfunduar në duart e Policisë Vendore, e cila e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 23. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin E. N., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përvetësuar një sasi parash në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur dokumente të falsifikuara.


