• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dekonspirimi i sekretit për kapjen e 3 ish zyrtarëve të policisë, Rama: Xhafaj do nisë urgjent një kallzim penal…!
Home
Sociale

Dekonspirimi i sekretit për kapjen e 3 ish zyrtarëve të policisë, Rama: Xhafaj do nisë urgjent një kallzim penal…!

23 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te nise neser nje kallezim penal per dekonspirimin e aksionit te policise per arrestimin e 3 ish zyrtareve te larte.

“Për rastin konkret s’dua të bëj replika me opozitën, opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur dua ti them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret.

Duke përfshirë të gjithtë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët….personat ne dijeni per operacionin.

Do kerkoje hetim, me nje kallezim penal per dekonspirim. Do vere ne dispozicion te hetimit vetveten dhe palen qe ka pasur dijeni per kete operacion qe jane nje numer shume i kufizuar, se jemi ne nje situate qesharake..Eshte mundesia te behet hetimi ne rastin konkret per te shkuar drejt dekonspiruesit se kjo histori nuk mund te vazhdoje keshtu”, deklaroi Rama ne emsionin “360grade” ne “Ora News”.

PJESË NGA INTERVISTA:

Artur Zheji: Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?

Edi Rama: Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.

Zheji: Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një task forcë.

Rama: Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe veten.

Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacionin është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar drejt dekonspiruesit

Zheji: Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?

Rama: Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin

Zheji: Do të hetohet edhe opozita?

Rama: Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritura. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacionin. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokurorisë sepse jemi në një situatë qesharake ku qytetarëve ju servilet një mish mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar.

Zheji: Këtë kallëzim zt.Xhafaj do ta ndërmarrë për radhët e policisë së shtetit?

Rama: Organi i hetimit në këtë vend është Prokuroria dhe jo policia e shtetit.

Zheji: Nga njëra anë, Prokuroria ka ndërmarrë një hetim dhe nga ana tjetër i ka dekonspiruar…

Rama: Unë them kush është përmbajtja që ministri i Brendshëm do të materializojë ditën e nesërme. Nuk ka në këtë kallëzim asnjë tërheqje nga përgjegjësia, por domosdoshmëri për t’i shkuar deri në fund një hetimi për raste kur mediat apo podiumet politike kanë marrë përsipër të bëjnë gjyqe politike me të ashtuquajtura burime. Këto burime janë keqpërdoruar, abuzuar nga njerëzit që në shkelje flagrante të ligjit komunikojnë me partitë dhe mediat për një detyrë që ligji ua ndalon. Nuk është faji i mediave, por përgjegjësia ligjore e atyre.

Zheji: Po sikur, këto organe të kenë frikë se janë shumë të fuqishëm këta njerëz dhe dalje e emrit i bën vunerabël dhe për t’i djegur përfundimisht këta….Këta zotërinj kanë qenë drejtorë në Komisariatin e Vlorës.

Rama: Ne nuk kemi asnjë hetim ndërkombëtar dhe as tërheqje misterioze të shefit të Shërbimit. Ka një hetim të brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha del sërish bllof, policia: Dy avionët sot në Kuçovë, po hedhin...
Previous article Analiza e PD në Vlorë, Agron Shehaj kryqëzohet nga demokratët

Redaktor2

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT