• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIKE/ Kuvendi miraton rezolutën e parë për Diasporën. E drejtë VOTE për të gjithë shqiptarët që…
Home
Shqipëri

HISTORIKE/ Kuvendi miraton rezolutën e parë për Diasporën. E drejtë VOTE për të gjithë shqiptarët që…

24 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

U miratua dje në Kuvend, me 76 vota pro projekt-rezoluta “Për Reformën e Politikës Shtetërore për Diasporën”

“Diaspora është pasuria kombëtare e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është i përkushtuar që kjo të kthehet në një realitet të prekshëm nga qytetarët që kanë votuar apo që do të votojnë nesër për të ardhmen e përbashkët.”- është ky zotimi i Kuvendit të Shqipërisë  shkruar në rezolutën e miratuar dje me votën e vetëm deputetëve të mazhorancës

Nëpërmjet rezolutës së miratuar Kuvendi i Shqipërisë kërkon:

Zgjidhjen e së drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit me mekanizma ligjore nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, në bashkëpunim me OSBE-ODHIR.

Në 8 pikat e paraqitura në rezolutë Kuvendi i Shqipërisë kërkon gjithashtu koordinimin me institucionet përgjegjëse në fushën e diasporës të shtetit të Kosovës për hedhjen e hapave të përbashkët, në një marrëdhënie ku është e rëndësishëm edhe bashkëpunimi me shtetet e tjera fqinje dhe rajon.

Krijimi i një programi të veçantë nga ministritë përgjegjëse për arsimin,kulturën dhe diasporën për botimet on-line në fushën e arsimit dhe librit shqip, për të cilin komisionet përgjegjëse në Kuvendin e Shqipërisë të kërkojnë informacion periodik për fazat e realizimit të tij.

Sipas rezolutës, kërkohet ndërmarrja e nismave të nevojshme nga organet kompetente për rishikimin e Ligjit “Për Shtetësinë” dhe kuadrit ligjor përkatës për t’u përgjigjur shqetësimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit dhe fenomenit të “pashtetësisë”.

Ndër të tjera Kuvendi i Shqipërisë vlerëson si të nevojshme diskutimin dhe vlerësimin periodik të çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën dhe interesat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Ai konsideron se në kushtet e reja sociale dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian, dallimet e shtetasve, të cilët jetojnë “jashtë” dhe “brenda” vendit, janë ngushtuar.

Ato kërkojnë përgjigje ligjore dhe administrative të duhura. 

Opozita nuk e votoi edhe pse kjo ishte nje rezolute historuke per diasporen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Media belge me sytë nga Sidrit Guri, e vendos në 11 "bastet" e sezonit (FOTO)
Previous article Ka fituar 3 Champions League, Inter kërkojë të rikthejë ish-mesfushorin

g.autor

Postime të ngjashme

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT