Ish-presidenti Bujar Nishani iu është bashkuar reagimeve pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, ku nga zjarret humbën jetën 60 persona dhe u plagosën 556 të tjerë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. Po ashtu ai theksoi se nga kjo fatkeqësi u prekën edhe bashkëkombësit shqiptarë.
“Fqinji ynë Greqia nën një fatkeqësi madhore zjarresh me jetë të humbura e shumë të lënduar.
Midis tyre edhe bashkëkombës tanë shqiptarë. Lutjet tona për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie të dhimbëshme.
Ngushëllimet dhe solidariteti ynë me familjet e të gjitha viktimave, me urimin për një shërim të shpejtë të të gjithë të lënduarve.”, shkruan Nishani.


