Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku janë përplasur dy mjete nga të cilat ka patur disa të plagosur.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Smart”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues A.L., vjeç 21, banues Tiranë, për pasojë është dëmtuar A.L., dhe pasagjerja shtetësja K.D., të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë. Nenet 290, 291 të Kodit Penal.


