Tre shtetas shqiptarë janë kapur në Muriqan dhe Kakavijë të cilët ishin gati për të kaluar kufirin jeshil.
Policia e Shtetit ka bërë publike njoftimet e arrestimeve.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H.Q., vjeç 22, banues në fshatin Kasnicë, Fier, pasi pranë PKK Kakavijë, në brezin jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 23.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.B., vjeç 27, banues në fshatin Kurdari Mat, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, pranë PKK Muriqan, Shkodër. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 23.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.O., vjeç 24, banues në Kukës, pasi më datë 17.09.2017, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm, pranë PKK Muriqan, Shkodër. Neni 297 i Kodit Penal.


