Perëndimi më i bukur ndoshta që keni parë gjatë gjithë jetës tuaj është shumë afër nesh, rreth katër orë nëse do të niseni nga qyteti i Tiranës.
Një lexues, dhe dashamirës i rubrikës “Summer 2018” i ka nisur redaksisë tonë të ALPENews.al një foto mahnitëse të perëndimit të diellit përgjatë rrugës në plazhin e Himarës.
Himara është destinacioni i vitit 2018 sipas shumë medieve të huaja që kanë transmetuar edhe listën me vendet më të bukura të Shqipërisë.
Nuk kemi çfarë të themi veçse shijoni pamjen e mëposhtëme.
Pak të dhëna për Himarën
Himara ka shtate fshatra: Palasa, Dhërmiu (nga Shqipja e vjeter “Dhëri Im”), Vuno (nga Shqipja e vjetër “Vëre”, “Vëne”) , Qeparo (nga Shqipja e vjetër “Që Parë”), Kudhës (nga Shqipja e vjetër “Kudhra”), Pilur (nga Shqipja e vjetër “Pi Ujë Ulur”), dhe Ilias).
Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjerësi rreth 10 km.
Rajoni është vend malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisën drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vend detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Qarkun e Vlorës.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.




