Lidhur me ngjarjen tragjike në Athinë ambasadorja shqiptare shprehet: “Zyrtarisht kemi informacion për një shtetase shqiptare të lënduar, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka të dhëna për të vdekur, pasi autoritetet e kanë të pamundur të identifikojnë viktimat deri tani. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrat e emergjencës”.
Postimi i plotë i ambasadës:
Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.


