• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NE BASHKEPUNIM ME TE DASHURIN/ “U bëri petulla me ilaç gjumi”, rrëfimi i të afërmve: Ja pse i vrau nusja, nënën dhe vëllain
Home
Breaking News

NE BASHKEPUNIM ME TE DASHURIN/ “U bëri petulla me ilaç gjumi”, rrëfimi i të afërmve: Ja pse i vrau nusja, nënën dhe vëllain

24 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rëndë e 22 janarit të këtij viti, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën tronditi jo vetëm Vlorën por edhe opinionin publik, është bërë sot pjesë e emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24.

Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç u vranë, ku ekspertiza tregoi se djali ishte goditur me sëpatë në kokë, dhe nëna ishte mbytur me tel, ndërsa flinin. Për ngjarjen në fjalë u arrestua nusja, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi, me të cilin ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ndonëse nusja si fillim mohoi ngjarjen, madje deklaroi se kishte qenë në gjumë kur kishte ndodhur krimi, ndërsa kërkonte identifikimin e autorit. Por pas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ishte bashkëpunëtore në krim. Protagonistë të emisionit sot, që hedhin dritë mbi të tjera detaje nga historia makabre, që i ngjan një skenari të filmave të Hollywood-it, janë bërë vajzat dhe djali i familjes Hoxhallari. Ata teksa kërkojnë drejtësi për dënimin e autorëve të vrasjes së nënës dhe vëllait të tyre, flasin për konfliktin e ri që ka nisur për banesën ku dhe ata kanë të drejtën e pronësisë.

Vajzat e shtëpisë, Lindita dhe Miranda të cilat janë të martuara tregojnë se Hysnija u kishte bërë petulla me ilaç gjumi në darkë vëllait të tyre dhe nënës dhe më pas i ka vrarë në bashkëpunim me Kasemin me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore për të marrë pasurinë.

“Ne na njoftuan se është djegur mamaja me vëllain me bombol. Nisemi për në Vlorë dhe atje mësoj se ata i kishin vrarë. Në orën 5 të mëngjesit vjen Hysnija dhe i bie të fikët. I thotë tezja si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se kishte rënë zjarr tek gazhina. Hysnija mendonte për pasurinë e shtëpisë që në tre ditët e para të ngjarje. Hysnija u ka bërë petullat dhe atje ka hedhur ilaçin e gjumit dhe në atë moment ka hyrë Kasemi dhe kanë vrarë nënën dhe vëllain dhe i kanë vënë flakën shtëpisë. Na ka thënë vetë Hysnija që i kishte bërë petulla. Madje ajo ishte djegur dhe vete pak dhe ishte lyer me kolinoz. Nëna dhe vëllai kishte ngrënë petulla djali dhe Hysnija nuk kishte ngrënë. Hysnija donte të merrte pasurinë e vëllait. Pronat shtëpinë që ka ndërtuar babai dhe vëllai. Shtëpia është e mbyllur që pas ngjarjes. Çelësin e ka motra e Hysnijes. Ne nuk kërkojmë dot çelësat se do hyjmë në sherr”-kanë thënë të afërmit e viktimave, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndër të tjera ato rrëfejnë se në llogarinë bankare ishin 48 mijë euro në emër të nënës së tyre dhe të vëllait të cilat i ka marrë nusja e shtëpisë, Hysnija, e cila akuzohet për vrasjen.

“Hysnija kishte bërë përpara vrasjes dokumentet për trashëgiminë e shtëpisë. Hysnija nga 48 mijë euro gjysmat i ka tërhequr dhe gjysmat e tjera të parave kanë mbetur të ngrira. Ne i kemi thënë prokurorit për të kërkuar çelësin për të hapur derën, por ai ka thënë që duhet ta zgjidhni vetë këtë çështje. Nuk dyshonim që Hysnija kishte lidhje jashtëmartesore”- shprehen të afërmit e viktimave.

Djali i familjes, Zambak Hoxhallari, i cili ka dalë nga burgu para disa ditësh, pasi ishte dënuar me 3 vite për grabitjen e disa dokumenteve dhe 1 mijë eurove në shtëpinë e tij thotë se grabitjen e lekëve e ka bërë nusja e shtëpisë, Hysnija dhe ai është i pafajshëm. Ai thotë se ngjarja do ishte parandaluar nëse policia do kishte arrestuar Hysnijen për grabitjen e lekëve në shtëpi.

“Unë jam akuzuar për vjedhjen e disa dokumenteve. Lekët ishin tërhequr nga ato dokumente. I kishte tërhequr babai. Ne nuk i denoncuam grabitjen e 1 mijë eurove. Familja nuk bëri asgjë për të dalë unë nga burgu. Tek dokumentet ishin libreza e shtepisë dhe dokumente të tjera. Në këtë histori dyshonin pleqtë për ish gruan time dhe Hysnijen. Kur vdiq babai unë takova nënën dhe motrat. Në burg ka ardhur edhe Hysnija e cila kërkonte të humbiste gjurmët. Vëllai më tha se i kishte vjedhur gruaja e tij kur më takoi në burg. Olsi ishte pak i frikësuar. Unë i thashë që te ruhej sepse ishte i frikësuar. Nuk e di ndoshta i kanë bërë presion. Nuk besoja kur mora vesh vdekjen e nënës dhe të vëllait. Në fillim mora vesh se janë djegur, por mua më shkonte mëndja tek gruaja ime dhe Hysnija. Do ishte parandaluar kjo ngjarje nëse policia do kishte arrestuar Hysnijen për grabitjen e lekëve. Unë dua pafajësi tani që kam 3 javë që kam dalë nga burgu”- ka thënë Zambak Hoxhallari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ibrahimovic i BASHKOHET Man Unitedit në trajnim dhe bën PARASHIKIME të FORTA (FOTO)
Previous article Dua Lipa arriti 15 milionë ndjekës në Instagram/Ne ju tregojmë se ajo ka një arsye më shumë për të festuar sot (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT