• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI “SHTET HEBRE” NË IZRAEL/ Erdogan: Dëshmi e fashizmit, të mbetur ende në…
Home
Nderkombetare

LIGJI “SHTET HEBRE” NË IZRAEL/ Erdogan: Dëshmi e fashizmit, të mbetur ende në…

24 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar ligjin kontrovers izraelit, i cili definon Izraelin si një shtet hebre.

“Ky ligj tregon pa asnjë dyshim se Izraeli është shteti më cionist, më fashist dhe më racist në botë”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Ankara.

Presidenti turk i bëri thirrje të gjithë botës demokratike dhe liberale që të mobilizohen kundër Izraelit.

“I bëj thirrje gjithë botës islame, botës së krishterë, të gjithë shteteve demokratike dhe liberale, institucioneve, shoqërive civile dhe mediave që të mobilizohen kundër Izraelit”, tha Erdoğan.

Më tej, ai tha se nuk ka asnjë dallim në mes të devijimit hitlerian rreth racës ariane dhe qëndrimit të autoriteteve izraelite se vendet e shenjta të atjeshme u përkasin vetëm hebrenjve.

“Fryma e Hitlerit që çoi botën në shkatërrim është ngjallur tek disa krerë izraelitë”, theksoi presidenti Erdoğan.

Javën e kaluar, Parlamenti i Izraelit (Knesset) miratoi ligjin, i cili përshkruan Izraelin si “shtet komb i popullit hebre”.

Legjislacioni më tej thotë se një “Kuds i bashkuar” është kryeqyteti i Izraelit dhe se hebraishtja është gjuha zyrtare e vendit, duke hequr arabishten nga përcaktimi i tij i mëparshëm si gjuhë zyrtare dhe duke e njohur “statusin e saj të veçantë”.

Legjislacioni u miratua me një votim 62-55 në një seancë të zhurshme të Parlamentit në të cilën ligjvënësit arabë e kritikuan atë që ata e quajtën “racizmi izraelit kundër pakicës arabe”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur legjislacionin, duke e përshkruar kalimin e tij si një “moment përcaktues për sionizmin dhe Izraelin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mendonim se bën jetë të shtrenjtë/ Baby-G tregon për fansat çfarë ha në darkë:Nuk ka më...(FOTO)
Previous article IDE KONKRETE/ Mesi tek Interi? Suning GATI të bëjë një goditje MADHËSHTORE...

k.autor

Postime të ngjashme

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT