• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rënia e euros, qeveria do të rishikojë buxhetin e vitit 2018. Ja 2 skenarët
Home
Ekonomi

Rënia e euros, qeveria do të rishikojë buxhetin e vitit 2018. Ja 2 skenarët

24 July, 2018 k.autor Ekonomi

Qeveria pritet të rishikojë edhe për këtë vit buxhetin e shtetit. Arsyeja e ndryshimit të buxhetit është rënia e të ardhurave, kryesisht atyre doganore për shkak të zhvlerësimit të monedhës europiane, e cila ka ndikuar në zhdoganimin e mallrave.

Ndryshimet e buxhetit pritet të miratohen në muajin shtator, ku ashtu si edhe në vitin 2017, qeveria rishikoi buxhetin në muajin gusht, për t’i dhënë zgjidhje problematikës së krijuar për blerjen e energjisë elektrike në kushtet e thatësirës të tejzgjatur dhe situatës së emergjencës të krijuar nga rënia e zjarreve. Në gushtin e vitit 2017, deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar, ndërkohë të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit ndryshuan me 2 miliardë lekë.

Për ndryshimet e buxhetit të vitit 2018, qeveria është duke analizuar dy skenarë. Skenari i parë është që të rishikohen të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit me 3 miliardë lekë, duke ruajtur deficitin buxhetor që është miratuar në fillim viti. Skenari i dytë është rialokimi i shpenzimeve kapitale, nga projektet me ecuri të ngadaltë tek ato me ecuri të lartë.

Pra, kjo do të sjellë që të mos preken parametrat e buxhetit të miratuar në fillimvit, por projektet që kanë shënuar ecuri më të ulët në realizim, të kenë zhvendosje të fondeve tek ato që kanë avancim më të lartë.

Më herët, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi në konferencë për shtyp se totali i të ardhurave të realizuara për 6 muajt e parë të vitit është 60 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.

“Për sa i përket performancës së të ardhurave, kemi një rritje prej 3.3 për qind. Janë gati 60 milionë dollarë më shumë në gjashtëmujor sesa viti i kaluar. Kemi një rezultat gati 98 për qind, me gjithë goditjen serioze dhe jo të vogël që i ka dhënë të ardhurave doganore kursi i këmbimit. Me gjithë atë goditje, qëndrojmë në nivele të kënaqshme”, u shpreh ministri.

Referuar treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale, apo siç njihen ndryshe investimet për 6 muajt e parë të vitit, llogariten në vlerën e 29,9 miliardë lekëve. Sipas buxhetit të miratuar në fillim të vitit, qeveria parashikon të shpenzojë për investimet 86,3 miliardë lekë. Aktualisht, kanë mbetur pa u shpenzuar edhe 56,4 miliardë lekë, pra, janë përdorur 35 për qind e fondit të parashikuar.

Për projektet me financim të brendshëm janë shpenzuar deri tani 18,8 miliardë lekë, kurse për ato me financim të huaj janë shpenzuar 10,7 miliardë lekë. Por, arsyeja e rishikimit të buxhetit pritet të jenë goditjet që i kanë dhënë rënia e euros, të ardhurave doganore.

Efektet nga kursi i këmbimit te të ardhurat llogariten në vlerën e 3,6 miliardë lekëve për 6- mujorin e vitit 2018. Në total për periudhën janar-qershor, qeveria arkëtoi 216,9 miliardë lekë të ardhura. Ndërsa totali i shpenzimeve të kryera ishte 214,6 miliardë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ndikoi Botërori negativisht në Shqipëri? Ja ç’ndodhi me turistët nga Anglia dhe Gjermania
Previous article BARCELONA “vjedh”Malcom/ Bordeaux anulon fluturimin e lojtarit drejt Romës

k.autor

Postime të ngjashme

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime Ekonomi

KREDIA MERR HOV NË SHQIPËRI/ Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT