Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për Greqinë dhe viktimat e zjarreve vdekjeprurëse që kanëpërfshirë rajonin e “Attika”nëpërmjet llogarisë së tij personale në “Twitter”.
“Mendimet tona shkojnë në Greqi dhe viktimat e zjarreve të tmerrshme. Në Suedi po ndodh e njëjta gjë si në Greqi. Franc dhe Evropë qëndrojnë në solidaritet dhe ofrojnë ndihmën e tyre”, ka shkruar Macron.



