Policia e Shtetit ka bërë publik një rast ku një turist nga qyteti i Prishtinës ka qenë duke ecur prej ditësh me një mjet të ftohtë (thikë) dhe që kishte në plan të kryente edhe raste dhune, plagosjeje dhe vrasjeje.
Prishtinasi mësohet se është arrestuar nga blutë e Durrësit.
NJOFTIMI I POLICISË (Komisariati i Durrësit)
Më datë 22.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.I., vjeç 30, banues në Prishtinë, pasi dyshohet se në lagjen 1, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.


