• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Çfarë thanë të përjashtuarit: Nga “Besoj tek KUSHTETUTA!” tek “Se prisja të shkarkohesha”…
Home
Breaking News

VETTINGU/ Çfarë thanë të përjashtuarit: Nga “Besoj tek KUSHTETUTA!” tek “Se prisja të shkarkohesha”…

23 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokurori Arben Nela nuk u konfirmua në detyrë nga Vetting-u për shkak të pasurive.

Së bashku me gjyqtarin e Apelit, Ervin Metalla, edhe ai i shkarkuar, prokurori Nela është i pesëmbëdhjeti që i jepet kartoni i kuq për të lënë fushën e drejtësisë.

Arben Nela hodhi dyshime për gjykimin me standard të dyfishtë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: “Nuk e prisja të shkarkohesha. Ky është gjykim pa standarde”.

Ndërkohë, gjatë ditës u përball me komisionerët e Vetting-ut edhe gjyqtari i lartë Ardian Dvorani, i cili rezulton se posedon në bashkëpronësi me prindërit dy apartamente si edhe një automjet. Por çështja ku u përqendrua debati gjyqësor ishin likuiditetet prej 9.9 milionë lekë të të afërmve, që nuk ishin deklaruar në njërin nga formularët Vetting të postuar elektronikisht. Këtë fakt, Dvorani e konsideroi një pakujdesi për sa kohë, sipas tij, ai i kishte pohuar likuiditetet në deklaratat periodike të dorëzuara në vite pranë ILDKPKI.

Ndaj, Dvorani instistoi se nuk bëhej fjalë për fshehje, aq më tepër që kjo situatë duhet të qartësohej nga ILDKPKI. Si një ish-ekspert i nivelit të lartë për reformën në drejtësi, sot subjekt rivlerësimi, Dvorani nuk kurseu edhe mesazhin për të mos i trajtuar gjyqtarët e prokurorët si të paditur. Por, tashmë nën ethet e Vetting-ut, tek kush beson Ardian Dvorani?

“Besoj tek Kushtetuta”, shprehet Dvorani.

Gjyqtarit Astrit Faqolli, i cili zotëron një apartament e një biznes 38 metra katrorë në Librazhd, i kishte hapur probleme deklarata e pasurisë gjatë vitit 2004, në të cilën ka deklaruar kursimet në lekë të vjetra. Vëzhguesja e ONM-së nuk e kupton se në Shqipëri vazhdon të flitet me lekë të reja e të vjetra, ndaj kërkoi shpjegime prej gjyqtarit, i cili në fund tha se bëhet fjalë për një lapsus.

Pas provimit të vështirë, Faqolli do t’i marrë rezultatet nëse është ngelës apo kalues në datën 25 korrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Do t'ju shikojmë juve politikanëve në Veting"/ Rama-komentuesit: Prandaj po pastrohen gjyqtarët e...
Previous article RONALDO U BLE MË PAK/ Presidenti i Napolit cakton çmimin STRATOSFERIK për Koulibaly

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve Aktualitet

FOTOLAJM/ Dhunuan gazetarin Ilir Demalia, dalin pamjet e agresorëve

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim... Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ Gjykata Kushtetuese i jep Erion Veliajt fitoren e dytë kushtetuese, çështja kthehet për rishqyrtim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT