Shumë prej tyre, le të themi thuajse të gjithë parapëlqejnë destinacionet shqiptare, e kryesisht në jug të vendit.
Por a do të vazhdojnë sërish edhe këtë vit politikanët tanë të frekuentojnë të njëjtin destinacion?
ALPENews.al do t’ju sjellë disa prej plazheve ku hershëm politikanët shqiptarë i kanë frekuentuar.
Edi Rama ka prej vitesh një “dashuri” të fshehur për plazhet e jugut.
Që në kohën e tij kur ishte në krye të Bashkisë, Rama ka treguar se Himara nuk ka vetëm rëndësi shpirtërore për të, por edhe si destinacion për t’u vizituar në kohën e pushimeve. Përveç Himarës, Rama ka pushuar edhe në Vlorë, Sarandë, dhe Dhërmi.
Presidenti i vendit, Ilir Meta është më “aventurieri” nga të gjithë politikanët tanë. Ka shumë dëshirë të notojë samë tepër, dhe këtë e ka pohuar në një intervistë televizive në 2016-ën kur në një kamping për të rinjtë e LSI, Meta bëri një “garë” me kreun e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi.
Ministrja Lindita Nikolla i qëndron besnike destinacionit të Dhërmiut. Që prej 2014-ës, Nikollës i pëlqen qetësia e plazheve jugorë për këtë arsye edhe shpenzon disa ditë pushimi atje.
Ish-ministrja e Integrimit, nga radhët e LSI Klajda Gjosha është parë me vite tashmë të jetë një “plazhiste” e afeksionuar ndaj Gjirit të Jalit. Ndonëse edhe i gjithë grupi parlamentar i LSI do të zhvendoset si çdo vit atje, edhe Gjosha do të ndjekë këtë “shembull” por me një ndryshim duke e pëlqyer.
Ish-ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ashtu si edhe ish-kolegia e saj Nikolla preferon Dhërmiun. Por një ndryshim nga ministrja e Arsimit, Ekonomi i kalon ditët e plazhit me miqtë e saj.
Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu gjithnjë ka shprehur se pëlqen plazhin e Dhërmiut, dhe atë të Ksamilit. Në të dyja destinacionet Bregu nuk ka lënë pa e bërë publike prezencën e saj atje.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka bërë tashmë traditë pushimin e saj pesë ditor në Gjirin e Jalit. Kampingu i të rinjëve të partisë së LSI është një prej arsyeve të shumta që Kryemadhi parapëlqen prej vitesh këtë destinacion për të kaluar pushimet.
Ashtu sikurse edhe kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
Ish-kryeministri Sali Berisha nihet gjithashtu edhe si “kampioni” i qëndrimit brenda në ujë (të paktën le të themi deri tani) pëlqen të gjithë plazhet e mundshme ku ka … DET! Vitin e kaluar Berisha shfrytëzoi Lalëzin, por për një mini-fushatë politike, qëllimin e së cilës nuk e zbuloi asnjëherë.
Kreu i Opozitës, Lulzim Basha i vetmi nga politikanët shqiptarë që nuk mund t’i gjesh “pëlqimin” ndaj një destinacioni e bën akoma ëmtë vështirë gjetjen e një vendi shqiptar ku ai ka qenë. Në media lideri i demokratëve nuk figuron të ketë ndonjë shkrepje “paparaci” në ndonjë nga plazhet e Shqipërisë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.














