Disa ditë më parë ish-prokurori i Gjykatës së Apelit, Gentian Trenova u shkarkua nga detyra, pasi nuk justifikonte dot pasurinë. Ditën e sotme, ish-prokurori Gentian Trenova ka apeluar vendimin e KPK-së.
Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Apelit Gentian Trenova, i cili ka qenë edhe një nga anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici lexuan vendimin dhe sipas hetimeve të KPK,
Trenova nuk rezulton i pastër në tre kriteret e përcaktuara; në ligj, figurë dhe aftësimin profesional.
Avokati Saimir Lami e quajti të padrejtë vendimin e KPK-së, duke vijuar se do ta ankimojnë.
“Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë njerëz të përgatitur”, tha ai në një prononcim për median jashtë KPK-së.


