Një ngjarje “e pazakontë” ka ndodhur një natë më parë në Fier. Siç jemi mësuar ti shohim, për të vjedhur me maska e armë, natën dalin meshkujt, por kësaj here organizatorja dhe ideatorja e grabitjeve ishte një femër 31-vjeçare.
Si funksiononte skema:
Bashkë me kushëririn e saj e reja piketonte zonat gjatë ditës dhe dilte për të grabitur gjatë natës.
“Grupi” i kushërinjve kishin provuar tre grabitje (të zbardhura nga policia) në total në karburante të ndryshme, në periferi të qytetit të Fierit, dy nga të cilat mbetën në tentativë.
Grabitja me armë tashmë është bërë “rrugë”, sidomos në karburante apo në objekte të tjera që ndodhen pak më larg dhe më të veçuara nga zonat e banuara.
Numri i grabitjeve të ndodhura nëpër karburante apo të mbetura në tentativë janë të pafundme.
Sipas një raporti jatë 5 viteve të fundit, në vend janë grabitur më shumë se 200 pika karburanti, nga të cilat policia ka zbuluar vetëm 40% të rasteve.
Me çfarë nuk iu ka rënë rasti të përballen pronarët e punonjësit e karburanteve, të cilët në disa raste kanë qenë të përfshirë edhe vetë, që nga hajdutet femra tek hadutët e armatosur.
Durrës:
Një pikë karburanti në zonën pranë Urës së Dajlanit është grabitur rreth një vit më parë. Burime nga Policia e Durrësit deklaruan se vjedhja e karburantit kishte ndodhur pak pas mesnatës ndërsa është raportuar rreth orës 6 të mëngjësit.
Autorët kishin hyrë nga ana e pasme e godinës dhe kanë thyer xhamat. Më pas ata kanë arritur të hapin kasafortën e karburantit dhe të marrin aty një shumë parash.
Punonjësit e karburantit kanë thënë për policinë se nuk i kanë parë grabitësit. Një tjetër detaj i çuditshëm ka të bëjë me faktin se sipas policisë të gjitha kamerat e sigurisë në momentin e grabitjes ishin të fikura. Ndërkohë që karburanti ku ka ndodhur grabitja është një nga më të mëdhenjtë në Durrës.
Dyshimet e policisë ranë direkt mbi punonjësit e karburantit dhe të cilët u arrestuan bashkë me 5 persona të tjerë.
Sarandë:
Një rast grabitjeje karburanti ka rezultuar fatal në Sarandë ku mbeti i vdekur një punonjës pas përleshjes me grabitësit i cili e la të vdekur për 60 mijë lekë që fitoi kur u largua nga karburanti.
AlpeNews.al





