• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Korçë, triumfon Ylljet Aliçka me “Lule plastike”
Home
Kulturë
Kinematografi

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Korçë, triumfon Ylljet Aliçka me “Lule plastike”

23 July, 2018 k.autor Kinematografi, Kulturë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër “Korça Short Film Fest” në Korçë përfundoi. Rreth 40 filma të ndarë në disa kategori, si dokumentar, fiction, të animuar u prezantuan në ditët që lamë pas në Teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe në Pazarin e Vjetër në Korçë.

Juria ndërkombëtare e festivalit e përbërë nga: Toma Waszarow, regjisor, producent nga Bullgaria, Tudor Vintilou, drejtor fotografie, fotograf nga Rumania dhe Anna Oreshkova, asistente regjisore pranë kompanive filmike amerikane “Nu image” dhe “Ufo” vlerësuan me çmime filmat si më poshtë:

1.    Filmi më i mirë i shkurtër për studentë u përzgjodh “Besimi” nga Tatiana Fedorvskaya, Rusi.

2.    Filmi më i mirë i shkurtër shqiptar u përzgjodh “Lule plastike” nga Ylljet Alicka, (Kinostudio Dardan, Shqipëri.

3.    Filmi më i mirë i shkurtër fiction “Si një fëmijë i mirë” nga Arian Vazirdaftari, Iran.

4.    Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar, “Përpara nga Justin Stoneham, Zvicër.

5.    Filmi më i mirë i animuar për “Laymun” nga C.Prowse, H.Quin, Mbretëria e Bashkuar.

Subjekti i filmit të shkurtër shqiptar fitues, “Lulet Plastike”, me skenar edhe regji nga Ylljet Aliçka ka në qendër ndjenjën e vetmisë të një çifti të moshuar nga fshati, të cilët vijnë në Tiranë me entuziazëm në një dasëm. Por kënaqësia e madhe kthehet në vetmi, një ftohtësi nga i gjithë komuniteti qytetar. Krahas kësaj ndjesie vetmie fillon dhe rizbulimi i njëri-tjetrit. Në film luajnë aktorët: Robert Ndrenika, Zana Prifti, Gent Hazizi dhe Elia Zaharia.

Juria shpërndau dhe katër çmime speciale si më poshtë: “Njerëz tokësorë” | Adam Freund | Hungari, “Asnjë”| ElhamTorogji | Iran, “Fitorja e bamirësisë” | Albert Meisl | Austri, “Lavanderi publike”  dhe Christina Zachariades | Portugali.

Të gjithë filmat shqiptarë dhe shqipfolës që garuan në garën kombëtare, sipas kategorive të filmave dhe fushave të studimeve, si: filmi artistik më i mirë; filmi dokumentar më i mirë; filmi më i mirë i animuar; regjia më e mirë dhe skenari më i mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kabir i "Sarasvatiçandra" vjen tek ne/ Shihni sa mirë komunikon shqip me fansat (FOTO)
Previous article DETAJET që nxorrën zbuluar "SKIFTERET" e Dibrës/ Çfarë iu gjeti policia në makinë, nga kaçavida, veshje dhe... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT