• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUNETORE NGA JASHTE/ Gjermania lehtëson procedurat, plani orjentues do të paraqitet në vjeshtë
Home
Nderkombetare

PUNETORE NGA JASHTE/ Gjermania lehtëson procedurat, plani orjentues do të paraqitet në vjeshtë

23 July, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë.

Në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.

Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, tha ministri gjerman. Në këtë procedurë nuk përfshihet marrja e kontributeve sociale.

“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vij për një gjysëm viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu”, tha Heil. “Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit.

“Synimi është të kemi sa më pak procese burokratike”, për ata që kërkojnë punë. Me kërkesë të socialdemokratëve, koalicioni me bazë të gjerë në Gjermani synon që deri në fund të këtij viti të nxjerrë një ligj, që rirregullon ardhjen e fuqisë së huaj punëtore të kërkuar nga ekonomia. Kjo do të lehtësojë mundësitë e punësimit për jo-akademikët. Me këtë synohet të reduktohet edhe migracioni ilegal.

Kancelarja Angela Merkel në konferencën e shtypit para pushimeve të verës e quajti këtë “një projekt qendror” të qeverisë. Edhe ministri i Brendshëm, Horst Seehofer ka paralajmëruar për në vjeshtë paraqitjen e një plani orientues.

Ideja e lejes së së kufizuar të qëndrimit për fuqi të huaj punëtore pa arsim të lartë mbështetet edhe nga ekonomia gjermane. Sipas revistës „Spiegel”, ajo është pjesë një plani shtatë pikësh të Shoqatave Federale Gjermane të Punëdhënësve, (BDA).

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Banka të mëdha europiane, interes për të hyrë në tregun shqiptar
Previous article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/07/2018/ Çfarë ndodh sot në botë: Nga konferenca për HIV/AIDS-in te...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT