Një i ri në Gjilan të Kosovës ka vendosur që në vend të naftës të përdorë vajin e lulediellit si lëndë djegëse. Kjo pasi siç deklaron edhe ai vetë, i leverdis më shumë.
Në intervistën e dhënë për Klan Kosovën ai deklaron se ka një muaj që e praktikon këtë metodë dhe deri më tani i ka ecur shumë mirë.
Suat Shahini thotë se idenë e ka marrë nga një dokumentar amerikan dhe ka vendosur ta vërë në praktikë.
Ai shprehet:
Tu u bazu në një dokumentar në Amerikë. Tu e pa një taksist që 20 vjet e vozit taksinë me vaj, rrezikova dhe unë ta provoj…”
Që prej një muaji, ai vajin e merr me shumicë për ta siguruar më lirë dhe shton se që kur ka hequr dorë nga nafta, s’ka pasur ndonjë problem.


