• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKU i bllokon 180 kg djathë me niseshte vëllait të kryebashkiakut të PD-së. Gjatë kontrollit u zbulua se…
Home
Sociale

AKU i bllokon 180 kg djathë me niseshte vëllait të kryebashkiakut të PD-së. Gjatë kontrollit u zbulua se…

22 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka bllokuar në Tiranë 180 kg djathë, pasi rezultoi me niseshte. Pasi u konstatua, djathi me niseshte, përmes tregtarit në Tiranë u identifikua furnizuesi, që sipas AKU ishte Alfred Hila në Shkodër, i cili rezulton se është vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila, i zgjedhur nga radhët e PD. AKU deklaron se ndaj subjektit në fjalë ka marrë masë administrative, ndërsa djathi është bllokuar dhe rasti eshte kallezuar ne prokuroi.

Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural nëpërmjet Auteritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend. Kështu, gjatë një kontrolli, në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte.

Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti Alfred Hila në Shkodër me Nipt K46823021D. Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.

Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet. AKU gjykon që është e dukshme kryerja e vepres penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentët e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore.

NJOFTIMI I AKU

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Provo dhe ofendo një polic gjerman, mos guxo pastaj ta prekësh me dorë…! (VIDEO)
Previous article A është shtatzënë? Loredana "ndryshon" trendin e këngës së Drake për të dashurin e saj (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT