• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pushuesit dynden në “zonën e ndaluar” të plazhit. Flasin qytetarët: Kemi parë tabelat “rrezik” por nuk…
Home
Sociale

Pushuesit dynden në “zonën e ndaluar” të plazhit. Flasin qytetarët: Kemi parë tabelat “rrezik” por nuk…

22 July, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë kësaj fundjave pati dyndje pushuesish në plazhin e Porto Novës.
Edhe pse njihet si një nga plazhet më të rrezikshëm pasi disa persona janë mbytur në det vitin e shkuar, kjo nuk i ka sprapsur pushuesit e shumtë që ta frekuentojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Për të shmangur këto lloj fatkeqësish, duke parë dhe motin me erë të fuqishme dhe detin me dallgë, është ngritur një patrullë e policisë bashkiake të Vlorës për të sensibilizuar dhe njoftuar çdo plazhist për rrezikshmërinë, dhe për kujdesin që duhet të tregonin në det.

Shefi i policisë bashkiake të Vlorës Mejtim Meçe tregoi për Top Channel masat e marra për sigurinë e plazhistëve.

“Që në orët e para të mëngjesit morëm informacionin që këtu kishte një dyndje pushuesish. Dërguam një shërbim të policisë bashkiake për t’i sensibilizuar në fund të fundit, por edhe për t’i ndaluar. Tashmë siç e shikoni nuk janë më shumë se rreth njëzetë makina, ku në mëngjes ishin rreth 100 makina. Zona e Porto Novës ku jemi, nuk konsiderohet plazh, nuk hyn në zonat e konsideruara nga bashkia për plazh, detyrimisht këtu nuk mund të ketë roje,” u shpreh ai.

Shumë prej pushuesve nuk ishin në dijeni të rrezikshmërisë që paraqet zona detare në këtë plazh.

“Kemi parë tabelat rrezik, por nuk e kemi dëgjuar,” thotë një pushuese.

“Erdhëm njëherë dhe na pëlqeu. Ka qetësi dhe është uji i pastër,” shprehet një tjetër pushuese.

Gjatë kësaj të diele më shumë se 100 makina me pushues mbërritën në plazhin e Porto Novës. Krahas patrullimit me policë bashkiakë, në hyrje të plazhit është vendosur një tabelë që tërheq vëmendjen e personave për rrezikshmërinë në det./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A është shtatzënë? Loredana "ndryshon" trendin e këngës së Drake për të dashurin e saj (VIDEO)
Previous article Dy mesfushorët shqiptarë titullarë, Vejle e Sormanit bën start fantastik në Superligën e Danimarkës

k.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT