Personi që qëlloi me grusht punonjësin e Hipotekës në Pogradec, është arrestuar nga policia.
Sipas njoftimiot të policisë, Mondi Mekolli, është ndaluar pasi një javë më parë ka goditur me grusht shtetasin E.P, 31 vjeç pasi nuk i ka zgjidhur një problem që ai kishte me pronën.
Blutë e Pogradecit kanë ndaluar ditën e sotme 44 vjeçarin, banues në fshatin Buçimas.
/AlpeNews.al



