• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SHTËPINË E 31 VJEÇARES NGA MALLAKASTRA/ Si realizoheshin skemat e grabitjeve nga Ana Malaj dhe… (VIDEO)
Home
Breaking News

NË SHTËPINË E 31 VJEÇARES NGA MALLAKASTRA/ Si realizoheshin skemat e grabitjeve nga Ana Malaj dhe… (VIDEO)

22 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ashtu si Boni & Klajdi një shekull më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që grabisnin bankat, një 31-vjeçare nga Visoka e Mallakastrës dhe një 22 vjeçar nga Belina e Patosit kishin zgjedhur të pasuroheshin duke vjedhur me armë pikat e shitjes së karburanteve.

Anna Malaj 31 vjeçe, nëna e një djali 12-vjeçar të lindur në Athinë, është ndaluar nga policia e Fierit si autore e dyshuar në vjedhjen me arme të 30 mijë lekëve në Levan dhe tentativën e grabitjes se dy karburanteve të tjerë në Fier e Mallakastër.

Policia njoftoi se ajo bashkëpunonte me kushëririn e saj 22-vjeçar, E. G., i cili është shpallur në kërkim.

Të armatosur me armë gjahu, gjatë muajit korrik, ata shkonin në orët e vona të natës në pika të ndryshme të shitjes se karburanteve dhe nën kërcënimin e armës u kërkonin punonjësve tu jepnin paratë.

‘Të dy këta shtetas (Kushërinj), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Grabitja e karburantit me datë 2 Korrik.

Sipas punonjësve të karburantit, Anna Malaj dhe Emiljano Grembi kanë parkuar mjetin e tyre në anë të rrugës nacionale Levan-Fier, pranë pikës së karburantit.

Kanë dalë të dy nga makina dhe kanë shkuar drejt ambienteve të karburantit. 22-vjeçari me arme në dorë ka kërcënuar punonjësin dhe me pas ka shkuar në lokalin ku gjendej kasaforta të cilën e ka shqyer me dorë dhe ka marrë gjithë paratë që gjendeshin aty.

Sipas punonjësve të karburantit, i riu shoqërohej gjatë gjithë kohës nga një vajzë që sipas policisë është 31 vjeçarja e ndaluar, Anna Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juve tjetër “stërkëmbësh” Realit, blen super talentin 18 vjeçar
Previous article ''Prostitutë e vogël''/ Uindi Haxhia SHERR me ish-banorin e ''Kafazit të Artë'': Ty të ka... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT