Kanë dalë detaje të reja nga mbytja e një pushuesi në Velipojë para pak momentesh.
I mbyturi është Ervid Palaj, 30-vjeç, nga Dajçi, i cili ka hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën e tij që rrezikonte të mbytej.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Vilunit dhe ky është rasti i dytë që mbyten pushues gjatë kësaj vere në Velipojë dhe i dihati në mbarë plazhet e vendit.
Sipas qytetarëve që kanë raportuar për JOQ.al, Ervid Palaj u nxor në bregdet i mbushur me ujë dhe u bënë përpjekje të shumta që të shpëtohej pasi jepte shenja të dobëta jete, por pa asnjë sukses.


