Një operacion i sukseshëm i Policisë së qytetit Fier është bërë i ditur për mediet gjatë orëve të para të mëngjesit.
Anna Malaj dhe Ergys Gllava janë të dyshuarit por operacioni policor ka mundur të verë në pranga vetëm 31-vjeçaren, Anna
Malaj e cila sipas burimeve të sigurta të redaksisë së ALPENews.al figuron të jetë vajza mëposhtë.
Ndërkohë që përsëri Policia e Fierit ka publikuar edhe inicialet e emrit të personit të dytë (E.G) dhe përsëri burimet i thanë redaksisë së ALPENews.al se ky person quhet Ergys Gllava, nga fshati Belinë i Patosit.
Ndërkohë që djali i dyshuar është i moshës 22-vjeç dhe në gjendjen civile të qytetit është i fejuar.
NGJARJA
Policia e Fierit ka zbardhur vjedhjen e 1 karburanti dhe tentativën për vjedhje të 2 të tjerëve.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e autores, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar arma me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:
Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.
Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Automjeti me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.
1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.
1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.
Ky artikull është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al me materiale të Njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit.




